Përplasje në distancë mes Veliajt dhe ish Presidentit: Ke nostalgji për kohën kur ishe spiun! Meta: Qen i pa vaksinuar, do hedhim në Lanë tiraninë

Një përplasje në distancë ka nisur mes kryetarit të Partisë së Lirisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që nisi me një postim të ish presidentit në Facebook të Tiranës në vitin 1981 dhe në vitin 2021. Por 'përplasja' e cila kaloi edhe në ofezë vijoi edhe në konferencën për media të Ilir Metës i cili e cilësoi Veliajn si 'qen të pa vaksinuar' të Tiranës.

Veliaj iu përgjigj në rrjetin e tij social Tëitter Metës i cili përbri fotos shkroi se Tirana duhet të zgjohet pë t'u çliruar dhe të marrë frymë lirisht. 

Postimi i Metës në Facebook 

Veliaj gjithashtu shtoi se në foton e publikuar nuk ishte asnjë ndërtesë e vitit 2021.

'Të kesh nostalgji për Tiranën kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1milionë të tjerë!

PS. Foto e Tiranes 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flake e gëlqeret e Krujës si vello. S'ke asnjë ndërtese 2021 në foto!'- iu përgjigj Veliaj në Tëitter. 

Ndërkohë që Veliaj publikoi mesazhin e tij në rrjete sociale, Meta, teksa foli për nismn e re të mazhorancës për hetimin e personave të përfshirë si spiun politikë, referuar kryebashkiakut tha se së shpejti do ekzistojë sërish Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve që të fillojë punë zëdhënës atje. 

'Tirana është prioritet për mua se ndej detyrime për këtë tragjedi që i ka ndodh qytetit tonë… Vërtetë humbëm 10 vjet por ndëshkimi do jetë i tillë që për 100 vite askush s’mund të luaj me interesin publik”.

Se ca nxjerr ndonjë nga këto qentë e Tiranës që janë të pavaksinuar, të jetë gati nëse do ekzistojë sërish Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve që të fillojë punë zëdhënës atje se Tirana mezi po pret ta hedhë te Lana tiraninë.'- tha Meta në konferencë për mediat.

Partia Socialiste komunikoi ditën e djeshme nismën e re për zbulimin e spiunëve në politikë. Lajmin e bëri me dije, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përmes një postimi në Facebook, ku bëri thirrje që Parlamenti të miratojë shpejt projektligjin e PS sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar certifikatën e pastërtisë. Sa i përket këtij vendimi i komunikuar nga Talant Balla, Meta e cilësoi si qesharake. 

'Tao Tao, është një njeri vërtet që na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet  etij me grupet kriminale kanë sjellë shumë drama dhe probleme aq sa partia e tij e spostoi nga Elbasani'- tha Meta në konferencën e tij me mediat. 

Kjo nismë nga Partia Socialiste vjen pasi ish presidenti Ilir Meta rezultoi në një dosje i përmendur si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit. Kujtojmë se Report Tv siguroi  dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

G.MO/D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 11/08/2022 19:04

    Kanè ardhur refugjatè nè Tiranè, kanè spiunuar, vjedhur e vrarè. Nè formatin e tyre, kanè ngelur çibanè. Si gjithè ata qè erdhèn nga hiçi, dhe me krime, u bènè tè pasur, edhe soji i Metès apo Berishès, mendojnè se deti èshtè kthyer pèr gjithmonè nè kos. As njèri as tjetri, NUK KANÈ QENÈ DHE NUK DO JENÈ KURRÈ TIRANAS. Pèr njerèz si ta, tiranasit kanè akoma atè shprehjen e vjetèr,,,,,katunar turi parur/me ti heq 40 lèkur/ qytetar nuk bohesh kurrè. Askush nè Tiranè nuk ka nevojè pèr hajdutè nga fshati. Vazhdo fuksllikun Like, vidh e vrit sa tè tè lejojnè, tironc nuk bohesh kurrè.!!!

    Përgjigju
  • KARALLO REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 11/08/2022 13:39

    O Ilir spiun hajdut megjith mend mendon ti se ka Shqiptar që të voton ty mor monstër. Kaq budalla qeke ti kaq i cekët je mor çibani i zi i Shqipris. Prit prit se ske pa asgjo.

    Përgjigju
  • Kurt: 11/08/2022 13:37

    Erjon po te vjen ngordhja. Gabimi jetes re kapesh me Meten. Puç

    Përgjigju
    • Taras Bulba: 11/08/2022 14:42

      Ha nje m… te madhe or ceceni Kurt

  • Likja: 11/08/2022 13:21

    Maloku Skraparit hajdut dhe spiun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë