‘Përplasje’ për borxhin e vitit 2019, KLSH: U rrit me mbi 19 mld lekë! Ministria e Financave: Është ulur me 2%

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shprehur një sërë rezervash për Ministrinë e Financave për zbatimin e rekomandimeve për zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të shtetit, të dhëna nga KLSH. Kreu i këtij institucioni i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ka dhënë shifra të ndryshme nga financat për  borxhin publik dhe të ardhurat totale për vitin 2019.

“Vlera e stokut të borxhit rezulton në 66.7%, me një rritje vjetore neto në vlerën e 19.1 miliardë lekë”, tha kreu i KLSH Arben Shehu.

“Niveli i borxhit publik në raport me PBB ka shënuar një rënie me 2% duke vazhduar të jetë në trajektore rënëse që ka nisur që nga 2016”, u shpreh drejtoresha e buxhetit në ministri Mimoza Dhëmbi.

Referuar tabelave të Ministrisë së Financave vetëm borxhi shtetëror pësoj rritje në vitin e kaluar, ndërsa treguesit e tjerë kanë pësuar rënie. Një tjetër shqetësim i ngritur nga kreu i KLSH Arben Shehu, janë edhe kontratat e lidhura nga institucionet pa pasur buxhetin e mjaftueshëm. Sipas tij janë 98.3 miliardë lekë kontrata të lidhura jashtë afateve ligjore.

“Sistemi i thesarit vijon të luaj një rol akomoduese të shkeljes së disiplinës fiskale ndaj enteve publike duke mundësuar regjistrimin e angazhimeve buxhetore pa fonde në dispozicion me pasojë rritjen e detyrimeve të prapambetura. Fenomeni i regjistrimit me vonesë i kontratave të lidhura nga institucionet qendrore dhe vendore vazhdon të jetë i pranishëm dhe është konstatuar në 18.024 raste, me vlerë 98.3 miliardë lekë ose 63% e të gjithë kontratave të regjistruara në sistem, pra jashtë afateve ligjore”, deklaroi kreu i KLSH, Shehu.

Sa i takon detyrimeve të prapambetura drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave tha se nuk do të lejohen institucionet të bëjnë investime pa paguar borxhet. Në përfundim të diskutimeve Komisioni i Ekonomisë ka miratuar me 12 vota pro projektligjin për buxhetin faktik të vitit 2019.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura