Përplasje Spanjë-Angli, shorti i Champions-it përcakton dy supersfida në çerekfinale! Spikat Chelsea-Real Madrid

Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës shorti për fazën çerekfinale të Champions League që ka prodhuar dy superpërballje.

Kampionët në fuqi të Chelsea-s do përballen me Real Madrid, fituesin e 13 trofeve në këtë kompeticion. Fituesi i këtij çifti në gjysmëfinale do ketë përballë fituesin e çiftit Manchester City-Atletico. Pra gjasat për një derbi madrilenësh në gjysmëfinale nuk janë të vogla.

Ndërkohë shorti ka rezervuar përballje të lehta në gjysmëfinale për Liverpool-in dhe Bayern-in. Liverpool pas Interit do të sfidojë Benfica-n, ndërsa për Bayern-in goglat caktuan Villareal. Fituesit e këtyre dy çifteve do përballen në gjysmëfinale.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet