DURRËS - Përplasje mes Kishës Franceskane me komunën e Ishmit në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.

Shkak është bërë një aksion i komunës për prishjen e disa objekteve pa leje në truallin e kishës. Komuna ka shembur traun e vendosur përballë kishës së Shën Ndout, përmes së cilës kisha merrte një taksë prej 100 lekësh të reja për çdo peligrin apo vizitor.

Avokati i kishës, Sokol Dedndreaj, e ka cilësuar veprimin e komunës të paligjshëm, pasi sipas tij ndërtimet e shembura ishin në proces legalizimi.

Nga ana tjetër, kreu i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi thotë se trau bashkë me dy godina të tjera pranë tij ishin pa leje dhe shfrytëzoheshin në mënyrë abuzive.

Trau shfrytëzohej nga kisha prej rreth 2 vitesh, ndërsa ky aksion, sipas komunës, vjen pasi ky institucion fetar është njoftuar disa herë me shkresa zyrtare.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)