Përplasjet e Gjutës me policinë
Zanafilla e hakmarrjes me tritol

Përplasjet e Gjutës me policinë<br />Zanafilla e hakmarrjes me tritol
TIRANE - Gjutajt kanë pasur disa përplasje me Policinë e Shtetit, por duket se një përplasje, ajo e 5 shtatorit 2014, duket të ketë acaruar së tepërmi pjesëtarët e familjes që sot akuzohen si autorë të vendosjes së tritolit ndaj farmacisë së babait të ministrit Tahiri. A1Report risjell një filmim ekskluziv të bërë nga operatorët tanë, kur papritur në Sheshin “Skënderbej”, pranë Muzeut Historik, në mes të ditës, rreth orës 15.00 Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndalojnë një supermercedes të zi, të blinduar.

Në video duken dy të rinj, që mësohet se i kanë kundërshtuar më parë policisë për të ndaluar. Të kontaktuar nga një e afërme e familjes së Vladimir Gjutës, sqarohet se Gjuta ka qenë i ndaluar në këtë operacion, por sipas saj, nuk ka qenë në makinen Mercedes, por në një makinë Audi që ishte prane vendngjarjes. 


arrestimi gjuta me logo

Pas publikimit të atëhershëm të videos nga A1Report, më pas policia pat sqaruar ngjarjen që dukej mister dhe që nuk dihej se kush ishin personat në Mercedesin luksoz të blinduar.

Policia sqaroi se në atë operacion u ndalua Vladimir Gjuta, Lumjan Matmuja, e Durim Gjuta. Operacioni i policisë u bë pas një dyshimi se makina që lëvizte ishte e blinduar dhe me xhama të errët. Situata u rëndua – sqaroi policia në shtator të 2014, pas publikimit të videos në A1Report, - pasi efektivët e FNSH i kërkuan personave që ishin në makinë që të dorëzoheshin por këta të fundit nuk pranuan.

Kjo shënon fillimin e tensionit mes Gjutajve dhe ministrit të Brendshëm. Pas disa javësh, me 7 dhjetor, policia merret përsëri me të, këtë herë me një operacion të policisë në kazinonë e tij në rrugën Dervish Hima në Tiranë, pasi pikërisht Vladimir Gjuta akuzohej se kishte qëlluar një polic me një grusht.

Këto janë pamjet e atij operacioni: Gjuta nuk duket pasi kishte mundur të ikte para mbërritjes së forcave speciale të policisë.
 
vladimir gjuta

Pak ditë para atentatit të 10 shkurtit ndaj familjes Tahiri, Vladimir Gjuta kishte marrë vesh se policia kishte kërkuar inkriminimin e tij. Tani Prokuroria dyshon se mund të jetë tamam kjo arsyeja e hakmarrjes së tij.

tritoli ndaj familjes tahiri farmacia

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja