Përplasjet Meta-Dvorani bllokojnë Gjykatën Kushtetuese! Lista me kandidatë 'ngrin' në KED

Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet për shumë çështje të rëndësishme që kanë sjellë përplasje e tensione të mëdha në jetën politike të vendit, por ende është jashtë funksioni dhe nuk dihet se sa do të zgjasë kjo gjë.

Po ku ka ngecur ky proces? Aktualisht janë  23 kandidatet në garë nga të cilët KED pritej të bënte pak para pandemisë listimin dhe pikëzimin e tyre, në mënyrë që të zgjidheshin 3 gjyqtarët e tjerë për Kushtetuesen, nga të cilat 2 vakanca i përkasin presidentit dhe një vakancë parlamentit.

Për të arritur deri në përpilimin e listët duhet që fillimisht të kalojën 'filtrin' e  KED, një këshill që drejtohet nga Ardian Dvorani. Sipas Report Tv, KED kishte nisur me listimin dhe pikëzimin e kandidatëve, por për shkak të pandemisë nuk u zhvillua mbledhja. Dosjet voluminoze dhe prezantimi të kandidatëve u pa e pamundur që kjo të zhvillohej online.

Me lehtësimin e  masave u pa një mundësi për zhvillimin e mbledhjes, por përplasjet e reja mes Dvoranit dhe Metës ka sjellë sërish një bllokim dhe ngritje të këtij procesi.

Presidenti Ilir Meta ka dërguar KLGJ kërkesë për shkarkimin e Dvoranit për përfundim të mandatit të tij. Kjo kërkesë që po shqyrtohet nga KLGJ ka ngritë të gjithë procesin jo vetë atë të verifikimit të procesit të kandidatëve  për Gjykatën Kushtetuese, por edhe vetë funksionin dhe mandatin e Ardian Dvoranit, i cili është kreu i KE.  Pa vendosur ende vendim nga KLGJ se çfarë do të bëhet me mandatin e Dvoranit, çdo vendim i tij mund të dalë nul, nëse në të ardhmen vendoset shkarkimi i tij.

Ndërsa 3 gjyqtarët e Kushtetueses që zgjidhen nga Gjykata e Lartë ende nuk ka dritë jeshile për të shpallur vakancat pasi kjo gjykatë duhet të plotësojë kuorumin e nevojshëm prej 13 anëtarësh për të marrë vendime nga 19 që ka gjithsej.

Një ditë me parë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim bëri apel për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht ka 4 nga 9 anëtarë.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 13/05/2020 14:08

    Akoma me Dvoranin Hey se shpejti pune ditesh SPAK me 28 Maj do te vije tek ty dhe te marrin Uraten Dhe sa te nise puna ,besoj se ceshtja Dvorani sdo te bie nder mend se do keshe shume halle Or Kumandar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve