Deputetët demokrat Flamur Noka dhe Dash Sula kanë qenë deputetët më aktivë në përballjen me gardistët dhe policët këtë të enjte. Madje Sula dogji edhe xhaketën në shenjë protestë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ndërkohë i vëzhgonte dhe i mësonte si të vepronin. Ndonjëherë iu bërtiste dhe gardistëve.

Ndërsa deputeti i PD i Lushnjes, Saimir Korreshi, në vend që të shtynte gardistët, tërhiqte Dash Sulën, që për pak e rrëzoi përtokë.