Gjuha e përdorur në Kuvend, Fatmir Xhafaj: Etika politike është zëvendësuar me shprehje ordinere

 

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se etika politike tashmë është zëvendësuar me një gjuhë ordinere. Deputeti socialist, që siç dukej i referohej përplasjeve të një dite me parë mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës, gjuhë e cila shpesh herë i theu normat e etikës në komunikim, tha se fryma e debatit po zëvendësohet me gjuhë fyese.

“Fryma e debatit normal, konsensusit politik dhe etikës politike, tashmë është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përçmuese dhe jo rrallë ordinere, retorikën e ashpër, gjuhën e baltës dhe shpifjen. Dëshpërimisht kjo lloj qasje e gabuar është shndërruar në normalitet dhe instrument i të ashtuquajturës luftë politike. Kjo sallë dhe çfarë ndodh këtu është arsyeja kryesore përse ka shifra kaq të larta negativiteti në sondazhet e barometrave të ndryshëm që na ndëshkojnë fort. Por edhe pse ka kaq shumë pesimizëm jashtë saj, veçanërisht te të rinjtë që vazhdojnë të largohen nga vendi. Kjo retorikë e turpshme, ca më keq, ka dalë edhe jashtë kësaj salle në gjuhë të huaja, në mediat e botës. Dëm më të madh nuk mund ti bëhet imazhit të vendit”.- tha Xhafaj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi kalon në parim projektbuxhetin dhe Paketën Fiskale 2023! Braçe: Të rishpërndahen të ardhurave e të zbatohet si duhet jo si në vitin 2022! Këlliçi: Penalizon qytetarët


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari