Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një video nga përplasjet e votuesve për zgjedhjen e kryetarit të partisë në qarkun e Korçës. Procesi është ndërprerë 2 herë pasi persona, të cilët nuk janë pjesë e listave emërore, kanë tentuar për të marrë pjesë në proces.

Salianji shkruan se Sali Berisha ka bërë marrëveshje me Edi Ramën për t’ia falur degën e PDKorçë Niko Peleshit.

"Demokratët janë guximtarë, jo dele! I përgëzoj që nuk po lejojnë bashkëqeverisjen në Korçë!

Demokratët e Korçës nuk pranojnë imponime nga njerëz që nuk dihet nga vijnë e kujt i shërbejnë. Është e papranueshme që regjimi Rama–Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit.

Peleshin demokratët e mundin me votë; nuk pranojnë që ai t’i drejtojë nga prapaskena, me kulisa, tendera dhe përfitime. Korça nuk shitet, demokratët nuk përdoren", shkruan Salianji. 


Lajmi kryesor:

‘Revoltë’ në PD e Korçës, zgjedhjet ndërpriten pas përplasjes për listat e anëtarësisë! Grisen fletët e votimit, komisionerët morën kutitë dhe ikën