Përplasjet trajner-president federate e lanë jashtë Europianit, peshëngritësi 16-vjeçar: Jam demoralizuar, por do fitoj medalje (VIDEO)

Është 16 vjeç dhe pak ditë më parë shkëlqeu në një kampionat ndërkombëtar në Bosnje ku fitoi medaljen e artë në peshëngritje, kategoria 73 kilogramë. Bëhet fjalë për Ertjan Kofshën, djaloshin e lindur në Shtërmen të Elbasanit, një vend që ka nxjerrë kampion të mëdhenj në sportin ku shkëlqen më së shumti Shqipëria. Gjithsesi ky nuk është kompeticioni i vetëm ku Ertjani ka mahnitur, pasi dy muaj më parë në kampionatin kombëtar fitoi 6 medalje, 4 prej të cilave ari.

“Doja të thoja që më peshëngritjen më ka afruar familja ime dhe po bëj gati 6 vite që merrem me këtë sport. Së fundmi jam shpallur kampion në një aktivitet që është organizuar në Durrës dhe kjo do të thotë shumë për mua sepse është një arritje e madhe,”-tha 16-vjeçari.

Sukseset e Ertjanit gjithsesi nuk pëlqehen nga të gjithë. Trajneri i 16-vjeçarit Leonard Toska më herët ka akuzuar kreun e federatës së peshëngritjes Elez Gjoza se qëllimisht nuk e rregjistroi sportistin në kampionatin europian për të rinj, duke i humbur disa medalje Shqipërisë. Sipas Toskës, Gjoza ka inat personal me trajnerin e peshëngritësit.

“Para pak muajsh nuk mora pjesë në Europian për shkak të një skandali. Nuk u rregjistrova në sistemin ‘ADAMS’ dhe kjo do të thotë një humbje shumë e madhe për mua. Nuk mund të them demoralizim, por deri diku po. Deri më tani mbështetja nga federata është zero. Profesori im Leonard Toska ka bërë një deklaratë që unë do të dridh Europën dhe e vlerësoj shumë. Ai i di shumë mirë arritjet e mija dhe se çfarë do të vi në të ardhmen,”-shprehet Ertjan Kofsha.

Ertjani e di se gjendet në mes të një konflikti, por pavarësisht kësaj ai shpreson që federata ta mbështesi.

“Shqipëria vuan gjithmonë nga kushtet dhe këtë e dinë të gjithë. Edhe familja ime nuk i ka mundësitë të mbështesë me të gjitha. Doja t’i bëjë një kërkesë federatës që t’i hedhë sadopak sytë nga ne sepse jemi e ardhmja. Të gjithë të rinjve që nuk ushtrohen me asnjë sport unë u them mos u vononi sepse ju bën mirë për fizikun,”-deklaron 16-vjeçari.

Ertjan Kofsha ka lindur në të njëjtin vend si shumë kampion të mëdhenj të shtangës shqiptare, në Shtërmen, i fundit Briken Calja.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 27/10/2021 16:21

    beji kerkes kryeministrit ky o skandal turp per federaten e peshengritjes

    Përgjigju
  • PIRRO DHIMA: 27/10/2021 15:02

    Ela ketu te Una, e Mos bej patriotin te Ai vend i Qielbur. Se Po kalove nga Kruja dhe helmohesh nga uji e kudo ne Skiperia nga buka e Serbit. Rrofte GreQiu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë