Përqafime të ‘zjarrta’ dhe lot gëzimi në aeroporte, Australia ‘thyen’ masat e ashpra anti-COVID dhe hap kufijtë

AUSTRALI- Përqafime të “zjarrta”, lot gëzimi dhe të qeshura kanë mbushur aeroportin e Australisë, pasi ditën e sotme ka hyrë në fuqi lehtësimi i masave anti-COVID dhe hapja e kufijve.

Pas më shumë se 18 muajsh, “nën presionin” e politikave më të ashpra për sa i përket pandemisë, miliona australianë tani janë të lirë për të udhëtuar, pa leje apo nevojën t’i nënshtrohen karantinës kur të kthehen pranë njerëzve të tyre në Australi.

Fillimisht, ky lehtësim do të përfshi të gjithë qytetarët Australinë, banorët e përhershëm dhe familjet e tyre. Qeveria ka në plan për rihapjen e vendit për turistët dhe punëtorët ndërkombëtarë, si një nevojë urgjente për ringjalljen ekonomisë së vendit.

Avionët e parë që u ulën në aeroport mëngjesin e sotëm ishin nga Singapori dhe Los Angeles, ndërsa aeroporti mori sërish hijen që kishte përpara se pandemia “të pushtonte” botën.

Udhëtarët nuk u pritën me dashuri vetëm nga njerëzit e tyre të afërt, por edhe nga punëtorët e aeroportit të cilët i kanë pritur me lule dhe pankarta.

Me lot në sy dhe zë që i dridhej nga emocioni, një prej udhëtarëve tregoi se nuk kishte parë familjen e saj për 4 vjet.

“Unë nuk e kam parë familjen time për 4 vjet, ne jemi përpjekur të hyjmë në Asutrali prej 1 viti e gjysmë.”, tha ajo.

Një tjetër ndau historinë e saj të dhimnshme, pasi nuk arriti të shihte babain e saj gjallë për herë të fundit.

“Kam shumë ndjenja, unë nuk arrita të shihja babin tim gjallë. Ai u nda nga jeta vetëm një javë më parë. Jemi një javë me vonesë, por të paktën do të jem në gjendje të marrë pjesë në funeralin e tij”, tha në tjetër.  

Ndërsa “shpërthimi” i variantit delta, ka mbajtur Sidnein dhe Melburnin të “bllokuar”, Australia ka pasur një numër shumë të ulët infektimesh dhe viktimash në krahasim me vendet e tjera.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së