Përqafimi mes futbollistit me origjinë nga Kosova dhe atij nga Serbia, rrëmben vëmendjen e mediave italiane/ La Reppubblica: Në një kohë dhe vend tjetër situata mund të kishte qënë ndryshe

Përqafimi mes futbollistit me origjinë nga Kosova dhe atij nga Serbia, rrëmben vëmendjen e mediave italiane/ La Reppubblica: Në një kohë dhe vend tjetër situata mund të kishte qënë ndryshe

Përqafimi mes një lojtari me origjinë kosovare Mërgim Vojvoda dhe atij me origjinë serbe Sasa Lukic, të dy lojtarë në ekipin e futbollit të Torino-s, i njohur ndryshe si Toro, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave italiane.

Në një artikull të La Repubblica, thuhet se nëse do të ishin takuar në një kohë tjetër, në një vend dhe në një jetë tjetër, mbase Mërgimi dhe Sasa do të kishin qëlluar njëri-tjetrin.

Ose në rastin më të mirë do të kishin urryer njëri-tjetrin për shkak të përplasjeve historike, gjeografike dhe etnike.

La Repubblica thekson se në vend të kësaj ata luajnë së bashku, ata veshin fanellën e Toros dhe me përqafimin e tyre pas fitores kundër Parma-s, në ndeshjen e së hënës ku vendimtar ishte goli i shënuar nga Mërgim, tregon diçka që natyrshëm shkon përtej futbollit.

Mërgim Vojvoda lindi në Skenderaj Kosovë, nga prindër shqiptarë të cilët më pas u transferuan në Belgjikë.

Kosovari i natyralizuar, është lojtari me më shumë paraqitje në ekipin e tij kombëtar. Për të cilën, sigurisht, ai është shumë krenar. Rruga e Lukiçit është më lineare.

Shpërthimi i luftës në ish-Jugosllavi, tronditi gjithë Ballkanin në gjatë dekadës së fundit të viteve 90-të dhe futbolli nuk u përjashtua nga ky ndikim.

Në 1989 kur ekipi kombëtar i Jugosllavisë u brohorit në Zagreb nga tifozët kroatë, ishte e qartë se nuk do të kishte më kthim mbrapa. Ultrasit e Yllit të Kuq të Beogradit, u përfshinë në milicitë e kriminelit të luftës Arkan dhe u bën pjesë e "spastrimit etnik". Ish-trajneri Mihajlovic, trajneri aktual i Bolonjës, një mik i Arkanit në atë kohë, ishte përfshirë gjithashtu në polemika të furishme.

Imazhet e guerilëve në fushë gjatë ndeshjen Dinamo e Zagrebit-Ylli i Kuq i Beogradit më 13 maj 1990, ku Boban goditi një polic nuk mund të harrohen lehtë. Edhe një herë, stadiumi u bë teatër i dhunës dhe shtypjes. Goditja për policin i kushtoi Boban gjashtë muaj s ‘kualifikim dhe mospjesëmarrje në Kupën e Botës, ku Jugosllavia ishte ende në teori përfaqësuese e një kombi të tërë. Megjithatë çështja nuk ishte aq e parëndësishmen dhe nuk do kalonte kohë kur do të fillonin vrasjet dhe luftërat masive në Ballkan.

Kjo është arsyeja pse fotoja e Mërgimit dhe Sasës është kaq e rëndësishme. Sepse më në fund na paraqet një botë të re, një botë më të mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8, Rithemelimi më i izoluar se talebanët