Përse duhet të kursejmë në fondet
private vullnetare të pensionit

Përse duhet të kursejmë në fondet<br />private vullnetare të pensionit
Pensioni është e ardhura kryesore gjatë periudhës kur individët nuk janë më të aftë për punë. Për shkak se individët humbasin mundësinë e sigurimit të një të ardhure në atë moshë, për përfitimin e këtij pensioni, individët shpërblehen nga shteti nëpërmjet sigurimeve shoqërore, si dhe përdorin kursime të tyre, të bëra gjatë kohës së punës. Shuma e pensionit duhet të jetë në atë masë, që të ruajë të njëjtën cilësi jete, që individi ka patur gjatë viteve të punës.

Individët nuk duan një rënie drastike të cilësisë së tyre të jetës gjatë pensionit. Raporti i zëvendësimit që pjesëton shumën e pensionit me mesataren e pagës përgjatë viteve të punës, krahason pikërisht cilësinë e jetesës në këto dy stade të jetës. Për shkak të ndryshimit të stilit të jetesës, taksave dhe kursimit, ky raport sugjerohet nga ekonomistët që të jetë në masën 75%, pra individëve u duhet si pension rreth 75% e vlerës së pagës mesatare të fituar gjatë viteve të punës. Vetëm në këtë mënyrë ruhet cilësia e jetës edhe gjatë pensionit.
Në Shqipëri, shteti aktualisht siguron një pension me një raport zëvendësimi rreth 30-40%.

Për rrjedhojë, që individët të ruajnë të njëjtën cilësi jete, ata duhet të kursejnë vetë gjatë viteve të punës që të arrijnë një raport zëvendësimi prej 75%. Në Shqipëri, si dhe në çdo vend në Ballkan apo vende anëtare të Bashkimit Europian, ekzistojnë skema private për zgjidhjen e problemit të pensionit. Ato realizohen nëpërmjet Fondeve Private Vullnetare të Pensionit, të cilat aktualisht investojnë kursimet e individëve në bono dhe obligacione të Republikës së Shqipërisë.
 
Avantazhet
Fondet e Pensionit Vullnetar operojnë në kuadrin e një legjislacioni me të njëjtat standarde të vendeve të Bashkimit Europian dhe monitorohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Ndër këto standarde ndërkombëtare, për të incentivuar rritjen e kursimit dhe për ta bërë këtë investim më të leverdishëm se çdo investim tjetër, ligji i posaçëm Nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për fondet e pensionit vullnetar” ka huazuar lehtësira fiskale dhe përfitime të tjera:

Kontributet që derdhen në skema vullnetare private përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat; pra një individ që kontribuon në këto skema, paguan më pak tatim se sa një person që nuk paguan kontribute pensioni me të njëjtën pagë bruto. Interesi dhe çdo e ardhur tjetër nga asetet ku investohet fondi i pensionit përjashtohen nga tatimi mbi fitimin. Individët mund ta tërheqin shumën e akumuluar në fondin e pensionit pesë vite para moshës ligjore të pensionit.

Ekziston mundësia e kthimit të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni, duke fituar sërish interes. Pagesat mujore për kontribute vullnetare në skemën profesionale bëhen automatikisht nga punëdhënësi sipas kontratës së anëtarësimit në fond.
Fondi i akumuluar është i trashëgueshëm dhe i transferueshëm. Ka garanci operacionale. Asetet, konkretisht, obligacionet dhe bonot e Republikës së Shqipërisë, regjistrohen në një regjistër elektronik, që ndodhet pranë Bankës Qendrore. Asetet e fondit ruhen nga Depozitari dhe mbikëqyren nga AMF. Eshtë përgjegjësia e Depozitarit të mos lejojë përdorimin e aseteve të fondit në kundërshtim me politikën e investimeve.

Individët mund të marrin pjesë në fondet e pensionit vullnetare nëpërmjet dy skemave: 1) Skema individuale - Në skemën individuale vetëm individi apo punëmarrësi kontribuon në masën dhe periudhën e dëshiruar dhe 2) Skema profesionale - Punëdhënësi dhe punëmarrësi derdhin kontribute në fond në përfitim të punëmarrësve.
Sa më herët të fillojë kursimi për pension aq më i madh do jetë përfitimi nga interesi.
 
Shembull
Kursimi i Hershëm
Shtyrja e kursimeve
Metoda e kursimit për 30 vitet në vazhdim
Investo Lekë 12,000 çdo vit (1,000 Lekë/muaj) për 8 vitet e para. Asnjë investim për 22 vitet në vazhdim
Mos investo gjatë 8 viteve të para. Investo Lekë 12,000 në vit për 22 vitet në vazhdim
Shuma totale e kontributeve
12,000 X 8vite=96,000
12,000 X 22 vite=264,000
Kontributet + Interesat e akumuluar nga investimi mbas 30 viteve 749,431
718,720% e kursimit ndaj totalit të përfitimit
13%
37%
 
Ky shembull hipotetik supozon kontribute vjetore prej Lek 12,000 me një normë interesi prej 8% dhe nuk konsideron efektin e taksave. Shëmbulli është vetëm për qëllime ilustrative dhe nuk pasqyron ndonjë investim aktual. Norma e kthimit mund të rezultojë me e vogël apo më e madhe se 8%.
 
Zhvillimet e tregut
Tregu i pensioneve private vullnetare në Shqipëri mbetet një treg i pazhvilluar në krahasim me tregun financiar në vend, si dhe në krahasim me vendet e Rajonit. Numri i individëve në skema pensioni vullnetare është shumë i vogël.Ai ze vetëm 3.3% të totalit të të punësuarve në sektorët e ekonomisë, përveç agrikulturës. Pavarësisht ritmeve të larta të zgjerimit, tregu mbetet i kufizuar, pothuaj i papërfillshëm në raport me Produktin e Brendshëm Bruto. Më poshtë është një pamje e zhvillimit të këtij tregu për numër anëtarësh të tre fondeve që operojnënë të, që nga licensimi sipas kërkesave të ligjit të ri.

Me Vendimin nr.173, datë 13.12.2011 të Bordit të AMF u miratua Fondi i Pensionit Vullnetar "SiCRED Pensions" i administruar nga Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a me aksioner kryesor Credins Bank. Fondi i Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” është një ndër tre fondet që operojnë sot në tregun e pensioneve vullnetare. Misioni i SiCRED Pensions është ruajtja e cilësisë së jetesës edhe gjatë fazës së pensionit. Në përputhje me këtë mision, Shoqëria Administruese është pranë klientit gjatë të gjithë kohës së gjatë që karakterizon planifikimin për pension, duke e këshilluar vazhdimisht atë.

Misioni i fondit është të kontribuojë që qytetarët të  ruajnë  standardin e jetesës gjatë periudhës së pensionit. Ky mision lidhet ngushtë me atë cfarë njerëzit në të vërtetë kërkojnë. Përveç menaxhimit të aseteve të fondit, Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit u ofron anëtarëve këshillim financiar, edukim dhe manaxhim risku.
Falë bashkëpunimit intensiv me Credins Bank, është mundësuar  promovimi i fondit të pensionit, në të gjithë Shqipërinë duke siguruar një njohje më të mirë të produktit me një përqasje të thjeshtë.

Kombinimi i produkteve bankare me produkte afatgjatë si fondi i pensionit është një avantazh i shtuar në dobi të klientëve. Në fund të vitit 2015 SiCRED Pensions kishte 4,490 anëtarë me një total asetesh prej Lekë 135,974,221. Fondi ka patur rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2015 krahasuar me një vit më parë, duke u renditur si fondi i dytë në treg përsa i përket numrit të anëtarëve. Sipas një studimi të Bankës Botërore, rritja e numrit të anëtarëve të Fondit “SiCRED Pensions” ka patur peshën më të madhe në rritjen e numrit të të anëtarësuarve në fondet e pensionit vullnetar gjatë vitit. .
 
Domosdoshmëria e kolonës së dytë
Sistemi i plotë pensional përbëhet nga tri kolona. Kolona e parë është publike (pay-as-you-go) e ofruar nga shteti, kolona e dytë është e detyruar private dhe kolona e tretë është vullnetare private. Për shkak se individët të lënë të lirë nuk kursejnë për pension, shumë shtete e kanë bërë këtë kursim të detyrueshëm, duke bërë efektive kolonën e dytë të sistemit pensional. Në Shqipëri ekziston vetëm kolona e parë dhe e tretë.

Në Ballkan, kolonën e dytë e ka implementuar Kosova, Bullgaria, Kroacia dhe Maqedonia. Në Europën Juglindore të gjitha vendet e kanë aplikuar kolonën e dytë përveç Republikës Çeke. Implementimi i kolonës së dytë në Shqipëri përbën domosdoshmëri për shkak se pjesëmarrja në kolonën e tretë është shumë e ulët dhe nuk pritet që ajo të zgjerohet konsiderueshëm aq sa t’i sigurojë të gjithë popullsisë një të ardhur shtesë. Shteti duhet medoemos të fillojë përgatitjen e kushteve për ndërtimin e kolonës së dytë. Shqipëria mund të shfrytëzojë më së miri eksperiencën e vendeve të tjera për implementimin e kësaj reforme të rëndësishme, duke qenë në një pozicion të favorshëm për të mos përsëritur të njëjtat gabime të reformave të ndërmarra në botë.
 
Çfarë pritet në 2016
Shoqëritë Administruese të Fondeve të Pensioneve janë të përfshira në një projekt që AMF po zbaton me mbështetjen e Bankës Botërore në funksion të nxitjes së zhvillimit të tregut të fondeve të pensioneve vullnetare private dhe përmirësimit të mbikëqyrjes së këtij tregu. Projekti “Mbikëqyrja e pensioneve dhe zgjerimi i mbulimit” ka filluar në Korrik të vitit 2014 dhe pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2016.

Ai ka dy komponentë kryesorë, të cilët janë: mbikëqyrja e tregut të pensioneve dhe zgjerimi i këtij tregu.
Në janar të 2014-ës me ndihmën e ekspertëve të Bankës Botërore filloi puna për ndryshimet në Ligjin nr.10 197, datë 10.12.2009 “Për fondet e pensionit vullnetar Amendimet e propozuara synojnë përmirësimin dhe rregullimin e mëtejshëm të ligjit për ta përshtatur me zhvillimet e fundit në fushën e pensioneve vullnetare dhe me direktivat e BE-së.
Një nga ndryshimet pozitive të ligjit, që pritet të miratohet brenda vitit 2016, është zgjerimi i mëtejshëm i lehtësive fiskale duke bërë që të taksohet vetëm përfitimi nga e ardhura nga investimi në momentin që individi plotëson kushtet për të përfituar pensionin vullnetar.

Si rrjedhojë e përfshirjes më të madhe të autoritetit rregullator dhe organizmave ndërkombëtare, pritet të rritet ndërgjegjësimi i kompanive punëdhënëse për të krijuar skema profesionale pensioni për punëmarrësit e tyre.
 

  Administratore e Përgjithshme
SiCRED Pensions sh.a
 




Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt