Përse është e lehtë të thuash që Eni Vasili “është paguar nga grekët”

Përse është e lehtë të thuash që Eni Vasili “është paguar nga grekët”

Eni Vasili, gazetare

Lajmi se Eni Vasili është paguar nga një fond sekret i Ministrisë së Jashtme greke, është një shpifje e rëndomtë, ashtu siç është për gjithë të tjerët që janë në atë listë.

Në rastin konkret, lista është një manipulim i një sharlatani “patriot” shqiptar, që përdor teknologjinë e “Fake News” për të larë hesapet me ata që ka probleme. Dhe asnjë media serioze në Shqipëri, nuk e mori të mirëqënë.

Biles dje pati dhe përpjekje për ta zbardhur spekulimin me gazetën greke, e cila në fakt nuk ka përmendur asnjë emër.

Historia e fondeve sekrete të Greqisë për rajonin është politikë e tyre dhe në Shqipëri është shumë e verifikueshme se kush ka fituar prej tyre, përfshi për një kohë të hershme dhe shtypin shqiptar, por kjo nuk ka lidhje me këtë sajesë të ditëve të fundit.

Vetë Eni Vasili kishte bërë një sqarim formal, që e hidhte poshtë, dhe mendoj se nuk ka çfarë të bëjë tjetër më shumë se aq, para një akuze absurde.

Por në mbrëmje, pasi kishte kaluar telashet e ditës, si e akuzuar që është paguar nga Greqia, Eni Vasili dëgjonte me sy të hapur më shumë se zakonisht dhe gati në ekstazë, Sali Berishën, duke thënë se kolegu i saj ishte paguar 40 mijë euro nga Bajrat në Shkodër, dhe për këtë shpifësi i referohej “popullit”.

Eni Vasili nuk e hapi gojën, por vetëm sa zmadhoi sytë nga kënaqësia. Asnjë pyetje shtesë, asnjë kërkesë formale për burim, asnjë grimasë që të dëshmonte kundërshtinë e saj, asnjë përpjekje për të qenë gazetare, por thjesht si një e magjepsur pas broçkullave të një plaku të lig, që gjithë jetën e tij ka dhunuar gazetarë dhe vazhdon ta bëjë për këdo që i vë gishtin në plagë.

Nuk është e nevojshme të mbroj Artan Hoxhën në këtë rast, pasi ai vjetërsira që e akuzoi, e bën këtë me këdo që ka probleme personale.

Por Eni Vasili ka nevojë të mbrojë veten. Ajo nuk mund të përdorë dy standardte. Nëse në rastin e akuzës ndaj saj, mbrohet duke thënë se nuk është e vërtetë që është financuar nga Greqia, pasi lajmet janë broçkulla të prodhuara nga sharlatanë. Dhe ne i japim të drejtë.

Kurse kur në studion e saj, ajo fton një kryesharlatan, që akuzon kolegun e saj me qetësi, se ka marrë 40 mijë euro për intervistën me një mafioz, pa as më të voglën përpjekje për të dhënë qoftë dhe një provë, atëhere ajo duhet të zgjedhë nëse është viktimë e lajmeve të rreme, apo prodhuese e tyre.

Me kriterin që Berisha prodhon lajmet para fytyrës në ekstazë të Eni Vasilit, ne mund të themi lirshëm që Eni Vasili është financuar nga grekët, ka marrë fonde të dyshimta nga qeveria “Rama” në emër të një shoqate fantazëm, ka qenë përdorur nga mafia e naftës së Rezart Taçit dhe është paguar për të mbuluar korrupsionin e tij, e çfarë të na vijë në mendje për jetën e saj. Për fat, nuk e ka bërë askush, pasi është minimalisht, ose më i përgjegjshëm se Eni Vasili në gazetari, ose më pak  partizane se ajo, ngaqë nuk them dot, jo aq budallaqe sa ajo.

Por të ankohesh gjithë ditën se të akuzojnë kot si e paguar nga Greqia dhe në darkë të bësh të njëjtën gjë kundër një kolegut tënd, vetëm që mos të prishësh magjinë që të kap nga surrati i një prej shpifësve më të mëdhenj të këtij vendi, tregon se ke probleme të rënda me personalitetin. Fiks identikiti i personalitetit, që i duhet fondeve sekrete fqinje, për të investuar. Por shyqyr që se kanë pikasur më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aman: 26/10/2018 09:02

    na e hiqni këtë fytyrë,,pse na torturoni

    Përgjigju
  • erma: 24/10/2018 10:30

    ESHTE PAGUAR APO JO PAK RENDESI KA, POR TE BESH 20 EMISIONE PER DAVA XHISIELASH DHE TE MOS PREKESH TEMA SENSITIVE SI VARFERIA, PUNESIMI, SHKOLLIMI...KETE E BEN ENI BUDALLACKA!!!

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 24/10/2018 09:54

    Jo vec Eni Vasili,por, nese ka faktime-deshmi se,kjo qe thuhet e shkruahet eshte e vertet e turpshme.Turpi e krimi nuk eshte i Greqise, Turqise e as i Serbise,sepse kato shtete e popuj kane kryer sherbime kombetare per popull e vende te tyre qe, kane paguar shqiptaret kunder shqiptareve dhe Shqiperise per interesa te tyre shteterore e komebatre, Por, fatkeqesia ishte dhe mbetet te ata "shqiptar" qe kane pranuar te rrenojne vlerat shpirterore e matariale shteterore e kombetare shqiptare. Keta ishin,dihet kemi pasur edhe me heret dhe jane gjithmone "Tradhtaret e Kombit e atdheut",Fatkqesisht kishim, kemi e do kete shqiptar te shitur lire.

    Përgjigju
  • Erik: 24/10/2018 07:44

    Kur Berisha eshte ne studio te gjithe gazetaret shkojne me tezen "hapi rruge budallait" dhe keshtu vazhdon emisioni. Nuk eshte problemi se nese e kundershton Berisha reagon si i marrë ne studio dhe aty mbyllet debati, por pas tij fillon PD-ja me fleterufe ndaj gazetareve e me e bezdisshme jane lukunia e komentuesve primitive qe Berisha i ushqen me kermat e qytetarit dixhital. E mira eshte te izolohet i çmenduri dhe mos t'i jepet hapesira neper televizione, perndryshe e fton dhe lere te broçkullisi sikur bente dikur nga 1 ore ne parlament.

    Përgjigju
    • Nersila: 24/10/2018 17:32

      Fiks

  • Konjak: 23/10/2018 23:40

    Vill vill sa te clirohesh nga ligesia.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 23/10/2018 22:09

    Berisha nje jashqitje... Eni Vasili i mban eren.. kaq e thjeshte shte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës