Do të ishte një sondazh interesant për opinionin publik shqiptar pyetja: Cili nga politikanët besoni se vepron sipas mendjes, formimit dhe karakterit të tij: Flamur Noka apo Flutura Açka? Skenat sot në komisionin e medias nuk janë të reja për ne që jemi të detyruar të ndjekim zhvillimet politike në vend, por e reja, ishte performanca e deputetit të “rithemelimit” të Berishës, Flamur Noka, i cili pengonte kryetaren e këtij komisioni, Flutura Açkën, deputete e PD-së, dikur kolege e tij, të zhvillonte seancën.
Akuzat e Nokës ndaj Açkës ishin ato që ky krah politik përsërit prej vitesh për këdo nuk e mendon si ata: Dmth, nuk je me Nokën e me Berishën, atëherë i shërben Edi Ramës. Nuk i shpëtoi këtij përkufizimi as Flutura Açka sot. Por, një llogari që Flamur Noka duket se nuk di ta bëjë, është forca e një gruaje dhe e një nëne shqiptare, përtej politikës, përtej përkatësive, Flutura Açka është 1000 herë më e fortë se një Nokë. Forca e saj, për fat të keq të Nokës, është tek mjeshtëria e fjalës.
Në dukje, kërkesat e grupit që përfaqëson Flamur Noka, janë mëse legjitime: Ata kërkojnë të ngrihen grupet hetimore për çështje, argumente dhe skandale që konceptojnë ata. Por nëse i kanë shpallur këto qëllime, kudo dhe në çdo formë, nuk janë fare të përgatitur të pranojnë dhe refuzimin apo mospranimin e propozimeve të tyre, siç mund t’i ndodhë çdo opozite apo minorance në botë.
Të mos pranosh një refuzim, është një kulturë e rrezikshme për një shoqëri, sidomos si kjo e jona ku me vështirësi po rindërtojmë një diskurs të fjalës, por edhe të dëgjimit, të së vërtetës dhe të faktit, të bindjes përmes logjikës.
Kanë dalë të tjera shoqëri shumë kohë përpara nesh në përfundimin se aty ku mbaron logjika, nis forca. Ajo që u pa përmes ekraneve televizive sot në botën mbarëshqiptare është se dikujt i ka humbur argumenti, fakti dhe logjika, e në dorë ka vetëm forcën. Të shohim si dhe ku do ta çojë deputetin Noka përdorimi i forcës aty ku forca e vërtetë është vetëm argumenti, fakti dhe fjala.
Per fatin me te keq legjislacioni shqiptar nuk mbron vajzat dhe grate shqiptare!Flutra Acka u perball sot me dy egersira pylli me dy burracak qe gabimisht jane zgjedhur te jene pjes e parlamentit shqiptar! Te merren nen mbrojtje grate shqiptare nga uliganet e politikes dhe nga grabitqaret e familjes Berisha!Flamur Nokes dhe Gazmend Bardhit tu hiqet menjehere mandati i deputetit!
PërgjigjuKa tre muaj qe “opozita foltires ushtron dhune ndaj deputeteve te mazhorances dhe PD .A ka nen te rregullores se parlamentit qe te ndeshkoj shkaktaret e kaisit si Noka,Bardhi dhe Salianji me shoke te denohen ?
PërgjigjuFlutura Açka është burrneshë , është inteligjente , e kulturuar . Është e shkathët dhe në replika është e shpejtë . Sikur të ishte Açka kryetare partie besoj se do kishin fitore të konsiderueshme pd .
PërgjigjuAjo që u pa përmes ekraneve televizive sot në botën mbarëshqiptare është se dikujt i ka humbur argumenti, fakti dhe logjika, e në dorë ka vetëm. Ajo qe u pa sot eshte qe fatkeqsisht PD eshte e mbushur me kafshe. Deputetë qe turperojne elektoratin femer. A do ja japi voten nje grua e zgjuar nje katerkembeshi si Noka dhe Bardhi? KURREN e KURRES!!!,,,,Burran qe nuk respektojne koleget gra, kurre nuk respektojne grate e elektoratit.
PërgjigjuJam dakort me konkluzionin,përforcën midis llojit.Ndryshimi midis tyre qëndron në kulturën e tyre dhe jo te forca fizike ku derri ka prioritet
PërgjigjuPse I bie verdall Noka kokra e malokut nga toka e xanum S kishte zbritur ne tiran deri sa u be revolucioni maloko fshatar dhe zbriten na sollem eren e dhise ne tirone