Përse Sali Berisha e ka humbur qetësinë?!

Përse Sali Berisha e ka humbur qetësinë?!

Sali Berisha

Reagimi i Sali Berishës ndaj deklaratës së Ambasadores së SHBA në Tiranë është produkt i një të vërtetë të madhe. Nuk lidhet me origjinën e Saliut si malsor, nuk shpreh gjëndje emocionalet apo kyeneçësi të Tij, nuk është refleks trimërie apo dinjiteti.

Qëndrimi i Tij kurrësesi nuk buron së brendshëmi nga ndjenja e nje qenie njerezore. Jo! Përtej gjithçkaje që ne mund të mendojmë, qëndron një fakt i thjeshtë. Sali Berisha nuk ikën sepse nuk e lenë të ikë. Ata që e peshkuan dhe e servirën në udhëheqje të proçeseve demokratike, e kanë prangosur duar e këmbë, mendjen dhe shpirtin ia kanë mbyllur në kutinë pengut e të shpagimit. Ish kardiologu, i cili kishte humbur dinjitetin, ka mbetur rob i nje misioni të pa përfunduar. Për këtë, Ata nuk e lenë të largohet dhe kjo nuk ka ndodhur sot por prej disa vitesh. Sot ka filluar të luhet seria e fundit e Sagës “Berisha me të tijët”. Për disa vite ia dolën të djegin e shkretojnë Shqipërinë, të bejnë rrush e kumbulla pasurinë e këtij vendi, të vrasin kë e kur të duan dhe çfarë nuk kanë bërë! Por e kanë misionin të pa përmbushur.

Nuk ia arritën që të ndalin bërjen e Kosovës, nuk e ndanë dot Shqipërinë ne Jug e Veri. Por mbi te tëra nuk ia dolën të mbajnë Shqipërinë larg SHBA dhe BE. Dhe kjo, për ata që e katapultuan Saliun nga bisturia në politikë, është e pa pranueshme dhe dita ditës po kthehet në e pa falshme. E pra ky është halli i Saliut me të tijët. Pra duan të bëjnë edhe një betejë sipas parimit të gjitha për të fundit. O fitore e tyre ose të gjithë të humbur. Të  pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE dhe të hedhin në det SHBA! Ky është misioni i tyre.

Ata që I’ua kanë ngarkuar nuk bëjnë shaka.  Këtë duhet ta kuptojë kushdo shqiptar në Shqipëri apo jashtë saj, sidomos antarët dhe mbështetësit e saj. Të lihen mënjanë emocionet partiake. Duhet kthjelltësi politike, historike e politike. Atdhetarizmi nuk duhet këmbyer me asgjë dhe as për kërkënd! Për këtë çështje janë ndarë edhe vëllai me vëllanë. Qetësisht gjykoni e mos gaboni! Duhet distancim prej këtij tarafi. Le të mbeten një grusht mëkatarësh pa strehë politike e patriotike. Llogaritë e tyre le ti mbyllin vetë. Ta provojnë dhe ta shikojnë ku do mbrijnë. Mjaft më. Vaji i kandilit u sos!...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 31/07/2021 14:48

    Ka humb qetesine se ka per te shku ne te semes ne te Sheqeres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri