Mero Baze: Përse SHBA këmbëngul që demokratët nuk kanë të ardhme me Berishë(t)n

Mero Baze: Përse SHBA këmbëngul që demokratët nuk kanë të ardhme me Berishë(t)n

Ambasadorja e SHBA-ve, Kim dhe Sali Berisha

Kur SHBA përsërisin me këmbëngulje për demokratët shqiptarë se ata nuk kanë të ardhme me Berishën, nuk kanë gjë personale me Berishën. SHBA tani nuk e kanë problemin me Sali Berishën. Me atë ka mbaruar punë. Njësoj si SHBA, edhe Britania e Madhe kanë kryer ndaj tij dhe familjes së tij një procedurë administrative për të ndëshkuar zyrtarët ndërkombëtarë të përfshirë në korrupsion madhor familjarisht që janë dhe minues të demokracisë.

Tani problemin e vetëm që ka SHBA, e ka mbështetësit e opozitës së Sali Berishës. Është thjesht duke ju shpjeguar se nuk kanë të ardhme me Sali Berishën. Dhe arsyeja që nuk kanë të ardhme me Sali Berishën, nuk është vetëm si pasojë e këmbënguljes e SHBA për tu qëndruar vendimeve të saj, por degradimi antiamerikan që po diktojnë berishët renda PD për këtë shkak.

Kur Berisha nisi betejën kundër SHBA, ai e maskoi atë me një betejë kundër Lulzim Bashës duke shpikur shkelje demokracie brenda partisë, që në fakt e drejtonte vetë Berisha dhe duke ngritur një valë populiste kundër tij. Në fakt të gjithë e kuptonin se e kishte me SHBA dhe jo me Lulzim Bashën. Për këtë arsye Lulzim Basha dha dorëheqjen për të shmangur ndarjen dhe për të lënë Berishën të vetëm përballë SHBA. Por tani një vit e ca më pas, të gjithë palët përfshi dhe demokratët që mbështesin Sali Berishën, janë dëshmitarë se “reformat” e Berishës në PD, sollën përreth Berishës figurat më qesharake të PD, aq sa mund të quhen dhe qesharake, se janë dhe më keq sa aq. 

Por ajo që tani është e qartë në PD, është se partia nuk drejtohet nga Sali Berisha, por nga familja e tij dhe konkretisht i biri i tij, që me milionat e vjedhura nga pushteti i babait, siç thote dhe SHBA, sot dikton gjithçka në PD, që nga politika e kuadrit e deri tek media dhe enturazhin e njerëzve që mobilzon për të mbrojtur babanë e vet.

Ka dhjetëra dëshmi se në çdo garë në PD, njerëzit kontaktojnë djalin e Sali Berishës. Madje dhe veprimtarja shqiptaro amerikane Kokalari, e pranoi publikisht se dhe atë e kishte thirrur në ndihmë të “Foltores” Shkëlzen Berisha.

Kjo është një arsye më shumë pse SHBA po paralajmëron demokratët që me Berishën nuk kanë të ardhme. Se ata mund të durojnë të vdesë Sali Berisha e pastaj ta ringrejnë përsëri raportet me PD. Por nuk do presin sa të vdesë dhe i biri dhe mbesa, që pas njëqind vjetësh atë çerdhe antiamerikane ta kthejnë përsëri në një pasuri për Shqipërinë. Janë duke u thënë që jeni skllevër të një familje dhe jo votues të një partie. Ndaj janë aq të qartë kur u thonë nuk keni të ardhme me Berishën. Duan të thonë me Berishët.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alo ushnja: 26/10/2022 08:00

    Ok. Tani e dime berisha paska qene hajdut dhe mire ben yurinqe ne e rithote. Po per Ahmetajn, nurin e gjikes, balluk bishen, lali pallatin, beqjn, gazhel grebenene, etj etj apo keta kur grabisin nuk quhet. Yuri; po deshe qe te dale ne pah kjo qe thuaj ti dhe dash shpll non grata edhe ramen me 40 hajdutat dhe jemi ok perndryshe berisha behet KM SHUME SHPEJT

    Përgjigju
    • Curraj i Eperm: 26/10/2022 18:41

      Berisha eshte fundi zorres se trashe

    • Vlora: 26/10/2022 09:00

      Harroje Berishen si KM ore jetoni me realitetin ju apo jo? Po nuk i vete njeri pas Berishes keni tru apo jo? Edhe sa zgjedhje doni ju qe te bindeni se Berisha eshte deshtim i vazhdueshem?

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit