Përse Trump do që të blejë Groenlandën? Ishulli më i madh në botë, i pasur me lëndë të para dhe në pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut

Donald Trump pas fitores si president i 47-të ka përsëritur synimin, që Groenlanda të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Por pse presidenti i zgjedhur ka këtë synim? 

Është në interesin ekonomik dhe të sigurisë së SHBA që Groenlanda të bëhet pjesë e SHBA. Këto janë fjalët e Donald Trump të përsëritura madje ndër vite. Për të dhënë sinjale që e ka seriozisht synimin, një udhëtim i djalit të tij dha mesazhin që lëvizja do të tentohet kur të jetë në detyrë. 

Duke marrë parasysh petkun e Trump si biznesmen dhe forcën financiare të SHBA, shumë kanë thënë se Amerika edhe mund ta blejë Groenlandën. Një tentativë e tillë është bërë edhe në të kaluarën, konkretisht pas luftës së dytë botërore kur Presidenti Harry Truman ofroi 100 mijë dollar për ta blerë atë. Reagimet kanë qenë të njëjta si sot, se ishulli nuk ishte në shitje dhe nuk ka për tu shitur kurrë. 

Groenlanda gëzon status autonomie dhe mund të zhvillojë referendum për pavarësinë që prej 2009-ës. Këtë viti në vend pritet të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe pritet me kuriozitet të shihet se si do të përdoret tema e pavarësisë nga Danimarka. 

Ishulli në anglisht quhet vend i gjelbër paçka se në kontrast me atë që paraqet sot si pamje, ishulli dikur ka qenë shumë më i ngrohtë dhe ishte i mbuluar nga gjelbërimi. Mbi 85% e tij sot ndodhet nën akull. 

Ndryshimet e klimës edhe pse në formën e tij Trump i ka kundërshtuar, mund të jenë pjesë e llogarive të Trump, pasi në të ardhmen ishulli mund të rikthehet në gjendjen e tij të shekujve më parë më shumë më pak akull dhe Trump si një biznesmen i suksesshëm mund të ketë llogaritur këtë që SHBA të përfitojnë ekonomikisht. 

Ishulli përveçse i pozicionuar mirë në hartë në kuptimin gjeopolitik ka edhe potenciale të mëdha. Në një skenar ku ishulli do të ishte i gjelbër masivisht ai do të shndërrohej në një vend të mirë për të banuar, ku shkrirja do të kishte sjellë më shumë lëndë të para jetike përveç faktit që Groenlanda, ka potencial të madh në rezervat e naftës, gazit, uraniumit dhe mineraleve të ndryshme. Ai i përket Danimarkës prej 600 vitesh më status autonomie. 

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)