SHKODËR- Një 41-vjeçar ka rënë në pranga pasi organizonte lojëra fati në Shkodër. 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që kishte marrë më qira në ambient për të luajtur poker.
Policia ka arrestuar 41-vjeçarin, Elton Rexhaj, banues në Shkodër dhe nga kontrolli i ushtruar në ambient ka sekuestruar një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.