KENIA - Të paktën 28 persona janë vrarë gjatë një sulmi në Kenia kur një grup burrash të armatosur sulmuan një autobus pranë kufijve të Somalisë këtë mëngjes. Sipas zyrtarëve, njerëzit e armatosur kanë ndarë fillimisht personat që nuk i përkisnin fesë myslimane dhe ky fakt bën që të dyshohet se sulmi është kryer nga anëtarët e grupit të militantëve al’Shabab me bazë në Somali.
 
Sipas mediave ndërkombëtare militantët ekstremistë kanë provuar se kush mund të lexonte Kuran’in dhe ata që nuk dinin janë vrarë krejt gjakftohtësisht brenda automjetit ku udhëtonin.
 
Lajmi është konfirmuar dhe nga shefi i departamentit të policisë së zonës i cili është shprehur i sigurt se ky krim makabër është akt i grupit Shaabab.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)