Mashtrime kompjuterike ndaj qytetarëve dhe bizneseve, Policia: Kujdes nga email-i që ju sjell mandat gjykate me firmë të Nallbatit! Tentojnë t’u marrin para

Mashtrime kompjuterike ndaj qytetarëve dhe bizneseve, Policia: Kujdes nga email-i që ju sjell mandat gjykate me firmë të Nallbatit! Tentojnë t’u marrin para

Një fushatë mashtrimi po ndodh në rrjet së fundmi ku në adresat elektronike të qytetarëve dhe bizneseve po mbërrijnë email-e me emrin e Neritan Nallbatit, kreut të policisë kriminale dhe drejtuesve të tjerë. Nëpërmjet një deklarate zyrtare të shpërndarë së fundmi, policia ka bërë thirrje që qytetarët dhe bizneset të mos bien pre e këtyre mashtrimeve kompjuterike.

Në njoftim theksohet se persona të paidentifikuar po dërgojnë email-e kundrejt qytetarëve duke u shtirur si drejtues policie. Pjesë e emailit është edhe një dokument i emërtuar ‘mandat i gjykatës’. Synohet që me anë të këtyre emaile-ve t’u merren para qytetarëve dhe bizneseve.

Policia ka bërë thirrje që të gjithë personat të cilët kanë pasur një email të tillë në postën e tyre elektronike të denoncojnë rastin në polici. 

"Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si dhe dokumentin e rremë që i bashkëngjitet këtij mesazhi. Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit, kjo për të rritur besueshmërinë e këtyre mesazheve, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike [email protected], të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, e cila është duke kryer hetime intensive dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi"-thuhet në njoftimin e plotë të policisë. 

 

Email-i që u dërgohet qytetarëve dhe bizneseve me emrin e Neritan Nallbatit, kreut të policisë kriminale

Lajmi në përditësim...

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë