SHBA - Sipas studiuesve amerikanë, personat që janë shumë gjaknxehtë rrezikojnë të pësojnë atak në zemër apo goditje në tru. Akoma më të rrezikuar janë veçanërisht ata persona që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Nga të dhënat e studimit, rreth dy orë pasi një person kishte kaluar një moment zemërimi, rreziku për atak në zemër gati u pesëfishua.
Universiteti i Shëndetit Publik në Harvard thotë se rreziku i atakut në zemër për shkak të zemërimit është relativisht i ulët. Megjithatë është ende e paqartë pse zemërimi mund të jetë i rrezikshëm.
Studiuesit theksojnë se rezultatet e tyre nuk tregojnë domosdoshmërisht se zemërimi shkakton probleme të qarkullimit të gjakut. Por, ajo që dihet është se stresi kronik është një faktor për sulmet në zemër, pjesërisht sepse ajo rrit presion në gjak.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com