TIRANE- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur dhe ofruar mbështetje ndaj personave me aftësi të kufizuar. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, ku në fokus u vu aksesi i kësaj kategorie në sistemin e drejtësisë, ministri Naço tha se do të jetë “Avokati i këtyre personave”.
“Ministria e drejtësisë është e hapur për bashkëpunimin në këtë drejtim. Para dy muajsh ne kemi ulur tarifat për gjithë shtresat e vendit, dhe për ju do të ketë lehtësira të tjera”, tha ministri Naço.
Kreu i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj, tha se aksesi i këtyre personave në sistemin e drejtësisë është me rëndësi.
Ndërsa kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tha se “Personat me Aftësi të Kufizuar duhet të përfaqësohen në drejtësi. Aksesi i tyre në sistemin e drejtësisë është më rendësi. Krijojmë mundësi për këta persona. Si dhe duhet t’i krijohet mundësi që personat me aftësi të kufizuar të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore”.
Kёshilli Kombёtar i Personave me Aftёsi tё Kufizuara ka zhvilluar këtë takim me pёrfaqёsues tё institucioneve mё tё larta tё drejtёsisё, si Ministria e Drejtёsisё, Gjykata e Lartё, Kёshilli i Lartё i Drejtёsisё, Prokuroria e Pёrgjithshme, Avokati i Popullit dhe Shkolla e Magjistraturёs, janë nënshkruar edhe memorandumet e bashkëpunimit.
Duke pasur në fokus krijimin e një ambienti lehtësues dhe tё pёrshtatshёm për rritjen e aksesit nё drejtësi par personat me aftësi tё kufizuar, janë nënshkruar edhe memorandumet e bashkëpunimit.
Këto memorandume ndalen tek bashkëpunimi i institucioneve më të larta të drejtësisë me KKPAK, si dhe do tё pёrcaktojnё ekspertёt ligjorё tё cilёt do tё kontribuojnё me kёshilla ligjore, rekomandime dhe sugjerime pёr Hartimin e njё Raporti Kombёtar pёr Aksesin nё Drejtёsi pёr personat me aftёsi tё kufizuara nё Shqipёri.
“Pёr njё intregrim tё plotё dhe tё suksesshёm tё personave me aftёsi tё kufizuara nё Shqipёri janё tё nevojshme njё sёrё politikash dhe reformash tё cilat sillen nё mёnyrё edhe mё konkrete dhe objektive kur vijnё nga vetё personat me aftёsi tё kufizuara. Edhe pse KKPAK prej vitesh ndёrmerr iniciativa pёr mbrojtjen e tё drejtave tё personave me aftёsi tё kufizuara dhe lehtёsimin e aksesueshmёrisё, ende realiteti reflekton domosdomshmёrinё e veprimeve tё pёrbashkёta tё institucioneve tё pavarura tё drejtёsisё dhe qeverisё.
Disa nga format e bashkёpunimit janё: Lehtësimi i komunikimeve dhe bashkëpunimeve me institucionet e drejtёsisё nё tё gjithё Shqipёrinё, veçanёrisht pёr rritjen e informacionit dhe kapaciteteve tё administratёs sё gjykatave tё shkallёs sё pare dhe tё Apelit, prokurorёve, gjyqtarёve, noterёve, avokatёve pёr rritje tё aksesit nё drejtёsi pёr PAK; Kontribut pёr identifikimin e problematikave dhe pёrmirёsimin e aksesit nё drejtёsi pёr PAK; Dhёnia e ekspertizёs pёr pёrmirёsime tё nevojshme nё legjislacion dhe paraqitja e propozimeve ligjore referuar edhe eksperiencave tё vendeve tё tjera me qёllim ofrimin e aksesit nё drejtёsi nё pёrputhje me garancitё e ofruara nga Konventa e OKB-sё pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara”, thuhet në njoftimin e KKPAK, Kёshillit Kombёtar të Personave me Aftёsi tё Kufizuara.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com