PERSONAZH/ 70-vjeçari italian zgjedh të kalojë pleqërinë në Vlorë: Qytet i bukur dhe me klimë të mirë

Mirko Montaldo nga Sanremo erdhi si turist në Vlorë dhe tashmë bashkë me bashkëshorten po planifikojnë të zhvendosen për të jetuar në qytetin bregdetar.

“Unë jam nga zona e Ligurias në afërsi të Sanremos. Natyrisht që të jetosh në një vend tjetër ka shumë gjëra të ndryshme, por nga sa kam parë vendi këtu është mjaft mirë për të jetuar. Kam marrë informacione edhe nga italianë të tjerë që jetojnë në Vlorë dhe po shoh qytetin dhe shumë shpejt do të zhvendosem pikërisht këtu...”, tha Montaldo.                              

Pas daljes në pension fillimisht mendoi të jetonte në Bullgari, por tashmë pas kontakteve me bashkatdhetarët e tij që jetojnë në Shqipëri ka vendosur të zgjedhë vendin tonë.

“Prej pak vitesh kam jetuar edhe në Bullgari. Po ka probleme pasi më duhet të lëviz në periudha të ndryshme për të shkuar në Itali. Ndërsa këtu është më ndryshe, shikoj që ka shumë shtetas italianë në Vlorë dhe padyshim që është një vend i bukur dhe klimë shumë të mire”, shprehet ai.

Numri i të huajve që kërkojnë të jetojnë në Shqipëri gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm, ndërsa në Vlorë aktualisht jetojnë mbi 600 italianë.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shokutarras: 14/04/2023 18:21

    Bukur sh. Nje big up per pushtetaret tane nder vite qe krijuan nje klime optimale per afrimin e te huajve, perzun rinin shqiptare dhe tani kan ngel vetem pensionista, madje po na vin dhe nga jasht. Komunistat vran mijera shqiptare per 45 vjet, kurse te bijte e tyre per 30 vjet perzun mbi 2 milion shqiptar. Edhe perandoria osmane dhe shkjat do ti kishte zili keta mostra, sepse ata sja dolen dot per 500 vjet...Ju shofte rraca qelbesira...

    Përgjigju
    • Axl: 14/04/2023 20:12

      Shko puno në frontin socialist or mik.. dhe bëj pare jo llogje..

    • Axl: 14/04/2023 20:11

      Po t'a gjykosh me këtë metrin tënd o shokumik italianët Tipik të lega nord këtë do e kishin telendisur..bota është e hapur ... Edhe unë do shkoj të blej shtëpi në Itali t'ua jap me qera studentëve..

    • Tarrasi: 14/04/2023 19:41

      Or ti Tarasa ha se te behet gjak e dhjame ,te rinjte ikin oer nje jete sa me te mire ,mor Tarasa ,te gjitha shtetet e jane kete ,po pse mir Tarasa pak po ikin nga Kroacia,Bullgaria ,Srbua ,Portugalia ,Greqia ,Italia ,por ti mor Tarasa je nje cecen e ben politiken e Non Grates ,

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar