PERSONAZH/ Aleksandër Lilo, sarandjoti që gjelbëron lagjen ku banon: Mbolla pemë ulliri në kujtim të fqinjëve që u ndanë nga jeta

Në qytetin e Sarandës, ku hapësirat e gjelbërta zvogëlohen vit pas viti, Aleksandër Lilo është një i ri që prej vitesh mbjell lule dhe pemë në çdo cep rreth pallateve. Ditët e fundit, Aleksandri tregon se ka mbjellë pemë ulliri, duke shkruar në çdonjërin prej tyre emrin e banorëve të lagjes që nuk jetojnë më.

“Këto lulishte qenë të dëmtuara i pastruam i sistemuam. Blemë ullinj e lule”, tha Aleksandër Lilo.

Këto hapësira në lagjen nr.4 në Kodër të Sarandës fatmirësisht mbetën pa u betonizuar, por duke parë që bashkia nuk kujdesej, banorët mbështeten nismën e tij. Mbjellja e luleve dhe pemëve nga Aleksandri vjen pas një kontributi dhënë më heret për ndërtimin e një miniparku për fëmijët.

Lefter Baxheri, banor i kësaj lagjeje kërkon nga bashkia të vendosë një çezme për vaditjen e luleve.

"Në radhë të parë Sandri është kontribuues i madh se punon e ujit lulishten, por edhe ne të tjerët kemi ndihmuar. Ne duam nga bashkia ujin për ti vaditur dhe të marrin shembull dhe lagjet e tjera të Sarandës”, tha ai.

Aleksandër Lilo ka zbukuruar lagjen e tij duke e shndërruar në një ambient çlodhës, shembull që duhet ndjekur në çdo komunitet.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 10/06/2023 19:44

    Ju lumte!

    Përgjigju
    • Taku: 10/06/2023 20:18

      Nje shembull i shkelqyer i qytetarise. Detyra e Bashkise ta ndihmoje.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë