Personazh/ Besimtarja rrëfen për Report Tv si mbahej Ramazani në diktaturë: Sigurimsat na jepnin karamele për të prishur agjërimin

Mes shumë grave myslimane që i janë bashkuar muajit të shenjtë të Ramazanit është 67- vjeçarja, Ramadanie Belaj nga Shishtaveci, të cilën e takojnë në xhaminë e Kukësit.

Sot falet në liri por kurrë nuk mund ta harrojë kohën e komunizmit kur shihte gjyshen e nënën e saj të mbanin agjërim në fshehtësi. Vjen nga familje e persekutuar dhe e përndjekur, ndaj kujton kohën kur persekutorët komunist u shkonin enkas në shtëpi dhe i detyronin ta prishin agjërimin, duke iu afruar karamele.

“Natën e madhe të Kadrit e kam mbajt dhe kur kam qenë e vogël sepse nëna na çonte në syfyr. Nëna gjithë ditën dhe natën lutej në kohën e komunizmit. Po kemi pasur frikë se vinin dhe na shikonin sidomos neve që ishim me agjërim. Na vinin e na kontollonin dhe me zor na jepnin karamele. Nëna thoshte hajeni se shikon Zoti. Gjyshja falej që në kohën e monizmit me një terlike e mbaj mënd.Vinte tek ne dhe mbulohej. Kur ishte dita e gjatë me orë të tëra nëna flinte pak dhe çohej mos ta diktojnë se mbante Ramazan. Ishin disa nuse të kushërinjëve të mia dhe ato e mbanin shumë Ramazanin. Edhe të lodhur dhe të raskapitur nuk e prishnin. Shiko sa kanë sakrifiku për Allahun!”.

Me ardhjen e demokracisë, në vitet ’90, Ramadanie u bë predikuese e fjalës së Allahut. Shumë fëmijë e të rinj të Shishtavecit e kanë mësuar Kuranin falë përkushtimit të saj.

“Atëherë kam qenë kooperativiste ndërsa kur u prish kooperativa kam punuar në gjendje civile. Dhe aty kur vinin fëmijët pas meje ju mësoja Kuranin dhe për tu falur se akoma nuk ishin hap xhamitë. Dhe sot ata që vijnë nga Anglia e që kanë mësuar nga unë vijnë këtu e falen. Jam shumë krenare dhe falenderoj të madhin Allah për këto mirësi dhe për këto udhëzim që më ka dhënë”.

Tregon se agjëron prej 25 vitesh dhe mezi pret të vijë muaji i shenjtë i Ramazanit.

“Nuk kam pasur ndërprerje. Të gjithë këto vite që kam kalu e kam mbajtur me gjithë  zemër dhe e kam pritur me mall të madh se kur vjen Ramazani. Dhe prapë sot jam shumë e lumtur si më shkuan këto shtatë ditë. I lutem i Zotit pranoji lutjet, ibadetet, fali vëllezërit tanë mysliman besimtarë. Pranoi të gjithë ata që agjërojnë”, thekson ajo.

Përpos agjërimit, Ramazani, është gjithashtu një kohë për reflektim shpirtëror, lutje dhe vepra të mira për të gjithë besimtarët myslimanë.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kastrat: 16/03/2025 18:06

    Veshje fiks per Arabi

    Përgjigju
    • Mirditori: 16/03/2025 18:47

      E thene kjo sikur te ishte ofendim...nderkohe Arabia nder vendet me te zhvilluara ne bote

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit