Personazh/ Fiqiri Rama, mjeshtri i mundjes dibrane, 69-vjeçari: Të rinjtë të mos heqin dorë nga sporti

Fiqiri Rama ka lindur në fshatin Radovesh të Gollobordës më 1 janar 1956 është aktivizuar që fëmijë me sportin e mundjes dhe ka fituar disa çmime. Ka marrë titullin mjeshtër i merituar i sportit. Në qytetin e Peshkopisë e thërrasin mjeshtër! Është sot 69 vjeç dhe e gjejmë në palestër ku stërvit të rinjtë e ekipit të Korabit.

E ka zhvilluar karrierën si sportist për 25 vite, ndërsa flet për traditën e hershme të Gollobordës në sportin e mundjes.

"Fillova kur isha fëmija të ndeshem nëpër festa, siç e kemi traditë ne të Gollobordës, ndërsa si sportist profesionist e kam nisur në vitin 1975. E mora vesh se bëhej një kampionat për të rritur dhe i kam ikur babait nga puna për të marrë pjesë në këtë kampionat".

Mjeshtri i mundjes, Fiqiri Rama ndan me shikuesit e Report TV një moment tejet emocionues, ndeshjen me të birin, me të cilën i tha fund karrierës në ring.

"Kampionati i fundit ka qenë në vitin 1995 dhe ra shorti të ndeshem me djalin tim. Ai nuk e dinte por i thashë unë ndeshjen e ke me babën tënd dhe të uroj suksese. Normale që fitova unë 3 me 1", tregon Rama mes emocioneve.

Nga viti 1995 e deri më sot është trajner i skuadrës së Korabit në Peshkopi, ku ka nxjerr mjaft sportistë të talentuar.  Thotë se asgjë nuk do ta ndalë deri në frymën e fundit.

"Kam lënë një fjalë që unë do ta lEJ sportin e mundjes që do më pushojë zemra!"

Fiqiri Rama ka stërvitur dhe ushqyer me pasion fëmijët e tij dhe nipin me të cilët krenohet.

"Vajza ime Laura Rama ka marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare"

Pavarësisht se mungon mbështetja e institucioneve, ai u bën thirrje të rinjve të mos heqin dorë nga sporti i mundjes.

"Të rinjtë janë përqendruar tek futbolli këto sportet e tjera janë lënë pas dore. Unë u bëj thirrje të rinjve të merren me mundje se të bën të fortë dhe mund të bëhen diçka në jetë".

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen