Personazh/ Të ndjekësh pasionin, 32-vjeçari nga Durrësi stërvit qen për gjueti! Armando Doda: Moratoriumi nxiti gjuetinë e paligjshme në vend

Kur bëhet fjalë për gjueti nuk mjafton vetëm pasioni. Në krah duhet të kesh një qen rrace me disa karakteristika, siç është vrapimi në distancë të largët. Për Armando Dodën, gjuetia është pasion dhe punë. 32-vjecari nga fshati Amanth i Durrësit prej vitesh stervit qen gjuetie, të cilët më pas i shet në klientë jashtë vendit.

“Ne marrim këlysh të vegjël, i stervisin dhe i dorëzojmë tek i zoti kundrejt një pagesë. Kryesisht ata që na kontaktojnë janë italianë”.

Në ditë me shi apo borë, Armando del për stërvitje në malet e Krujës me dy qen të rracës ‘setter anglez’.  Pasionin për gjuetinë ia ka ushqyer gjyshi në moshë të mitur.

“Qysh i vogël gjyshi sillte në shtëpi zagare dhe unë isha i afeksionuar pas tyre”.

Armando Doda e kalon pjesën më të madhe të ditës duke stërvitur qentë e gjuetisë.

“Është punë e vështirë që kërkon përkushtim dhe durim të stërvitësh zagarët që ne i marrim nga mosha 9 muajsh”.

10 vite më parë ai mori lejen për pushkën e gjuetisë dhe u bë pjesë e shoqatave për gjueti të ligjshme. Por kjo nuk zgjati shumë pasi në 2014 në Shqipëri u vendos moratorumi i gjuetisë. Sipas tij, ndalimi nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka nxitur gjuetinë e paligjshme.

“Gjahtarët e paligjshëm vrasin pa kriter dhe pa rregulla”.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të gjahtarëve, qeveria ka vendosur të shtyjë moratoriumin e gjuetisë deri në fund të vitit 2025 me qëllim ruajtjen e kafshëve e shpendëve të egër në pyje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’