Perspektiva ekonomike e vendit është e qëndrueshme! Moody’s: Shqipëria do të hyj në recesion 7.1% këtë vit

Perspektiva ekonomike e vendit është e qëndrueshme!  Moody’s: Shqipëria do të hyj në recesion 7.1% këtë vit

Pavarësisht goditjes që po merr ekonomia e vendit si pasojë e pandemisë COVID-19, agjencia ndërkombëtare ‘Moody’s e vlerëson perspektivën ekonomike të qëndrueshme. Shqipëria ka marrë vlerësimin B1, edhe pse pandemia ka ndikuar negativisht në tregti, remitanca dhe rënien e shumë sektorëve të tjerë.

Moody’s pret që ekonomia e Shqipërisë të tkurret me 7.1% këtë vit, dhe të hyjë në një trend rritës në vitin që vjen, ku pritet rimëkëmbje deri në 5%.

Agjencia vlerëson se parametrat fiskalë do të përkeqësohen, për shkak të goditjes së koronavirusit, ndërsa niveli i borxhit publik të Shqipërisë do të arrijë mbi 80% e PBB-së. Rritja e deficitit fiskal dhe rënia ekonomike do të përmbysin përkohësisht trajektoren rënëse të borxhit të qeverisë të viteve të fundit.

Po ashtu si edhe qeveria shqiptare edhe Moody’s pret që në vitin e ardhshëm do të fillojë konsolidimi fiskal.  Ndikimi i pandemisë së koronavirusit do të rëndojë në financat publike, duke përmbysur përkohësisht përmirësimin e tyre në vitet e fundit, vlerëson agjencia.

Vlerësohet se kuadri fiskal, administrata tatimore dhe mbledhja e të ardhurave janë përmirësuar në vitet e fundit. Megjithëse kuadri fiskal është forcuar, rreziqet fiskale mbeten.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë