PERUGIA- Një shqiptar 50-vjeçar ka vrarë një shtetas rumun ndërsa ky i fundit ishte duke i përgatitur një çaj.
Lajmin e bëjnë të ditur mediet italiane, vrasja ndodhi pasi viktima kishte ngacmuar vajzën e 50-vjeçarit, Edmond Kuci dhe sipas këtij të fundit, ai donte ta prostituonte.
"Unë kam për të marr hak për fyerjen që ai i ka bërë familjes time. Lassed Gouma është tallur me vajzën time”, ka thënë ai ndërsa ka sqaruar motive e krimit.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë sociale mbrëmjen e djeshme në Perugia, Itali.
Sipas mediave italiane, 50-vjeçari që vrau me thikë rumunin 44 vjeç, ishte i pastrehë. Pasi e kishte lënë të pajetë shtetasin rumunin ai kishte tentuar të largohej nga banesa por është kapur tek një stacion treni ndërsa përpiqej të largohej në Romë.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com