Përurohet aksi Levan-Damës
Berisha: Rama donte bllokimin

Përurohet aksi Levan-Damës<br />Berisha: Rama donte bllokimin
TIRANE-  Janë përuruar sot 30 kilometrat e parë të superstradës Levan - Tepelenë. Për ndërtimin e segmentit Levan - Damës me gjatësi prej 38 kilometrash, gjerësi 10.5 metra është bërë një investim prej 42 milionë eurosh. Vetë kryeministri ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit ku pasi e cilësoi investimin tepër të rëndësishëm akuzoi opozitën se nuk votoi pr/ligjin për rrugën Levan- Vlorë, pasi kërkonte bllokimin e përfundimit të saj para zgjedhjeve.

“Nuk votuan në parlament shtesën që u kërkua për ndërtimin e kësaj rruge. Preventivi ishte i 2001- 2002, dhe çmimet nuk janë më ato të 10 viteve më parë. Nuk votuan sepse donin me çdo kusht të bllokonin përfundimin para zgjedhjeve. Donte Rama të shkonte në Vlorë nga rruga e vjetër, le të shkojë, ja ku e ka. Se morra vesh pse se votoi. Por ne do e inaugurojmë para zgjedhjeve dhe do shkojmë në Memaliaj, Elbasan. Do fillojmë tunelin e Qafë Murriuzit para zgjedhjeve”- nënvizoi Berisha duke shtuar se do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e Shqipërisë.

Superstrada Levan – Tepelenë është pjesë e Korridorit Veri – Jug me gjatësi totale prej 70 km dhe vlerë 70 milion Euro. Ajo është ndarë në dy seksione: Levan –Damës dhe Damës – Memaliaj. Sa i takon segmentit të parë të kësaj superstrade, Levan-Damës, ajo ka një gjatësi prej 38 kilometrash dhe gjerësi 10.5 metra. Shpejtësia e lëvizjes në këtë segment varion nga 80-100 km/h dhe vlera e këtij investimi është 42 milionë euro.

Kjo superstradë përshkon rrethet Fier- Vlorë –Tepelenë. Vetëm ky segment prej 38 km shkurton kohën e përshkueshmërisë nga Fieri në Fratar me më shume se 30 minuta por ofron dhe komoditet dhe siguri në krahasim me atë ekzistuese, Fier-Patos-Ballsh-Fratar. Me vënien e plotë në shfrytëzim në fund të vjeshtës edhe të segmentit tjetër Damës-Memaliaj prej 25 km përfitimet në aspektin e vlerës së kohës (kursehet 1 orë), ndërsa përsa i përket sigurisë dhe amortizimit të mjeteve do të maksimizohen më tej.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi