TEG, i cili ndodhet pak kilometra në Lindje të kryeqytetit, është konceptuar si një qendër moderne me shërbime për konsumatorët dhe bizneset e ndryshme.
Të papërmbajtur janë treguar shumë persona VIP, ndërkohë që paparaci i shqiptarja.com i ka fokusuar duke “mësyer” dyqanet që nga ata të bizhuterive Sëarovski deri te këpucët e biznesmenes Mici, në dyqanin e saj që deputetit socialist Blendi Klosi i janë dukur veç se të bukura, edhe me një çmim të leverdisshëm. Te Svarovski është parë dhe gjyqtarja Zina Sollaku apo çifti i njohur i showbizit Ami dhe Ermali.