Rama-Veliaj përurojnë shkollën 'Kosova': Administrata e shkuar donte ta bënte pallat, sot është shkolla më e bukur e Tiranës

TIRANE - Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në fjalën përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas 15 vitesh merr fund kalvari i një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e dogjën dhe që donin ta kthenin këndin historik të shkollës Kosova në pallat.

Këtu në këtë truall u ngatërruan të gjitha sëbashku që nga babëzia e deri te korrupsioni i gjykatave. Shkolla u dogj trualli u kthye në mënyrë krejtësisht të paligjshme më pas u prenë pishat që ishin këtu më parë dhe territori u kthye në parkim. Nga të katër anët u bë çmos për ta marrë lejen e pallatit që do kishte zënë përfundimisht këtë kënd historik të arsimit të Tiranës. Pastaj administrata e kaluar e bashkisë e vuri në plan të ndërtonte pallat dhe më në fund ky makth mbaroi me ndryshimin në Bashkinë e  Tiranës dhe me futjen në rrugë të projektit të ri që sot nuk është më një projekt në 3D por është një projekt përpara syve tanë. Besoj se është koha dhe sëbahsku me Erionin do ta çlirojmë dhe pjesën djathtas në mënyrë që të kemi një hapësirë të denjë midis shkollës Kosova dhe gjykatës dhe fëmijët të përfitojnë më shumë mjedis publik.

Edi Rama, kryeministër 

Brenda pak javësh sëbashku me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë projektin e 17 shkollave. Janë 17 shkolla që tanimë janë në fazën finale të fillimit të zbatimit të kontratave, të projektuara nga arkitektë të mëdhenj të huaj që dhe që do jenë në vazhdën e kësaj pamje dhe kësaj cilësie të re për shkollat ku shkojnë fëmijët tanë.

Edi Rama, kryeministër

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla vlerësoi kryebashkiakun Erion Veliaj për ndërtimin e kësaj shkolle. “Erion, ti se di sa më rreh zemra për këtë shkollë të re të Tiranës që ke bërë. Sot janë 10 mijë nxënës që po përjetojnë të njëjtin emocion. Investime janë një vlerë e paçmuar dhe ne do të vijojmë vijojmë”, u shpreh Nikolla.

Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi nxënësit e shkollës “Kosova” për fillimin e vitit të ri shkollor që këtë vit nuk do të duhet të studiojnë me dy turne të shpërndarë nëpër shkolla të tjera.

Mua sot më gëzon zemra kur shoh ish-shkollën time e transformuar pas një kaluari shumë shumë të gjatë. Jam i sigurt që sot i gëzon zemra jo vetëm atyre që janë nxënës, por atyre që janë prindër, atyre që janë gjyshër dhe gjyshe, atyre që janë dhe fqinjët e këtij komuniteti dhe anëtarët e këtij komuniteti se si shohin një tokë të shkretë, një histori të dhimbshme të tranzicionit tonë të transformuar në një mrekulli. Ne të gjithë kemi qenë krenar dhe kemi thënë, kemi bërë shkollën “Kosova”.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Kryebashkiaku tha se shkolla Kosova përfaqëson edhe një histori që e përmbledh gjithë tranzicionin e saj në pak metra katrorë, që nga djegia dhe tentativat për të bërë pallat e deri 5tek rindërtimi I saj me kushte moderne.

Kjo shkollë pa edhe rrumpallën e viteve ’90 edhe ndërtime pa leje rreth saj, madje edhe në oborr kemi pasur disa ndërtime pa leje që ju e dini fare mirë me sa mund janë prishur. Kjo shkollë pa edhe atë kazino-kapitalizmin e dikujt që ishte gati jo vetëm ta digjte shkollën, por të mbyllte letrat në gjykatë me një eficencë që askush se kishte parë ndonjëherë në gjykatat shqiptare dhe ta përgatiste për një grabitje të madhe. Ja ku jemi sot dhe unë besoj që pavarësisht se çfarë dëgjojmë në fund veprat mbeten dhe ajo që vendosëm me kryeministrin që dua ta falënderoj me gjithë zemër sot, si një nga meraqet e para kur ne fituam Bashkinë e Tiranës për të filluar punën, shkolla “Kosova”. Në fakt bëmë një shpronësim që na vlejti pothuajse sa e gjithë vlera e shkollës e megjithatë thamë, ia vlen, duhet bërë. Është domosdoshmëri që Tiranës t’i japim jo vetëm një shkollë të re, por edhe një simbol të ri se çfarë do të thotë të bësh punë publike. 

Erion Veliaj 

Kreu i Bashkisë falënderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë për vendimin e marrë për të mbështetur transformimin e kësaj shkolle ku do edukohen brezat e ardhshëm. “Të falënderoj Edi me gjithë zemër! Juve, Linditën, gjithë Qeverinë, jo vetëm ata që merren ekskluzivisht me arsimin, por të gjithë ata që si një fuqi transformuese vendosën të ndryshonin këtë shkollë. Falënderimi i shkon mësuesve, drejtoreshës, ministres sonë të Arsimit. Ndonjëherë edhe unë harroj sa shpejt ikën koha, mbaj mend që kemi qenë me Edin, Linditën, Mirelën, në krahun tjetër të rrugës, kur para një viti mbaroi Liceu, dhe çfarë transformimi kemi aty tani që po shtohet salla e aktiviteteve dhe koncerteve. Në fakt edhe këtu te shkolla “Kosova” po shtohet salla e aktiviteteve, sapo e kemi mbaruar mbrëmë. Do të thotë se pas mësimit mund ta përdorim, një koncert, një recital, një poezitë, një bandë muzikore, siç po bëjmë aktivitete e tilla në të gjitha shkollat komunitare”, deklaroi Veliaj, i cili ftoi nxënësit dhe fëmijët e këtij komuniteti që pas mësimit të shfrytëzojnë ambientet e shkollës së rindërtuar ‘Kosova” e cila hap dyert edhe si qendër komunitare.

“Për herë të parë kemi filluar edhe nga klasat parashkollore, kemi filluar nga kopshtet. Kemi filluar me një klasë parashkollore pilot, e cila më pas do të vazhdojë edhe më tej. Dhe lajmi tjetër i mirë është se nuk është me një shkollë ushtrimore 4-vjeçare, as 6-vjeçare, është në fakt një 9-vjeçare e plotë. Kështu që për herë të parë do të jetë gjenerata e re, të cilët do të thonë jemi te shkolla 9-vjeçare “Kosova” dhe jo shkolla ushtrimore 4-vjeçare”, deklaroi Veliaj.

Shkolla Kosova është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues.

FOTO, inspektimi i punimeve në shkollën Kosova në Gusht 2018

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Aty ku mori mësimet e para në jetë, Ardit Gjebrea rikthehet te shkolla 'Kosova' pas 30 vitesh (VIDEO)

Ardit Gjebrea mbërriti i pari sot te shkolla Kosova. Jo për të filluar klasën e parë, por për të kujtuar shkollën e tij fillore dhe për të parë se si është transformuar.

Mora rrugën të vij në shkollën time Kosova ku kam studiuar në katër vitet e mia të para. Mbylla sytë dhe erdha që të gjeja atë ndërtesën një katëshe që ishte në formë U-je dhe shikoni se çfarë shikoj. Është e pabesueshme se si kjo shkollë ka ndryshuar dhe menjëherë mu kujtua filmi “ritorno al futuro” me ato 30 vitet që do të vijnë më pas do të doja që të studioja. Që të isha fëmijë, por jo tek shkolla një katëshe, te kjo shkollë e cila simbolizon atë që do të vijë 30 vite më pas. Tani ju me efektet speciale më bëni dot bebe.

Ardit Gjebrea



Ndërkohë, me urimin për një vit të suksesshëm shkollor, kryebashkiaku Veliaj thekson se pas 3 vitesh punë, janë rikonstruktuar të gjithë shkollat e Tiranës, me mjedise sportive, laboratorë e bibliotekat që nuk ekzistonin në pjesën më të madhe prej tyre. “Pas 3 vitesh punë Tirana ka 4 shkolla të reja. Dhe së shpejti do të fillojë puna për 17 shkollat që do t’i japin fund  njëherë e mirë mësimit me dy turne dhe mbipopullimit të klasave. Forca”, siguron kryebashkiaku Veliaj.

Ora 10:25
Kosh tre pikësh, nxënësi mposht Ramën te shkolla e re 'Kosova' (VIDEO)

Tirana fiton pas 15 vitesh shkollën "Kosova". Pas ceremonisë së inaugurimit, kryeministri Edi Rama ka vizituar edhe ambientet e brendshme të shkollës, duke u ndalur fillimisht te palestra e saj. 


Kryeministri i ka kërkuar një prej nxënësve të testojë aftësitë e tij në basketboll. Gjuajtje për tre pikë dhe nxënësi shënon kosh që me të parën. Provon kryeministri Rama por dështon me të parën. Kreu i qeverisë tenton edhe gjuajtjen e dytë por edhe kjo është e pasaktë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin