Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka qenë i pranishëm mesditën e kësaj të hëne në aktivitetin e përurimit të sistemit elektronik të deklarimit të pasurive.
Në fjalën e tij përpara gazetarëve, Soreca ka vlerësuar luftën kundër korrupsionit të bërë në Shqipëri, sipas së cilit është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik. Ai ka vënë theksin se është shumë i rëndësishëm sistemi elektronik i deklarimit të pasurisë, pasi është një tregues se Shqipëria e ka marrë seriozisht luftën kundër korrupsionit.
" Sot ditë e mirë për Shqipërinë. Dita kur Shqipëria tregon se luftën kundër korrupsionit, e ka seriozisht. Kjo është e rëndësishme edhe për zhvillimin e vendit. Kur korrupsioni prek administratën, viktima janë qytetarët. Kështu ulet reputacioni i vendit dhe do të ketë më pak investime. Jemi këtu që të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër Korrupsionit. Komisioni Europian është drejt përfundimit të raportit 2018 ku do të pasqyrohet lufta ndaj korrupsionit. Media dhe shoqëria civile duhet të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit", u shpreh Soreca.
Ky projekt është një bashkëpunim mes Bashkimit Europian, Këshillit Europian, USAID dhe ILDKPI. Qëllimi i tij është ulja e korrupsionit në sektorin publik, mbështetja e organizatave civile dhe mbështetja e medias për të bërë publike rastet e korrupsionit. Përfaqësuesja e USAID deklaroi se ky projekt shënon një progres, por mbetet shumë punë për të ardhmen.
Nga ana tjetër, në fjalën e saj, përfaqësuesja e Këshillit të Europës, Juta Guckov tha se ky sistem elektronik ka qëllim monitorimin e deklaratavë të pasurive për të dhënë indicie për korrupsionin, krijon prova për Prokurorinë, por edhe informacion për mediat.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2882
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dumani në Bernë, takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, në fokus lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni
19 Shtator, 15:27
-
Përfundoi misionin në Shqipëri, Soreca: Ishte nder dhe kënaqësi të drejtoja Delegacionin e BE-së
15 Nëntor 2023, 20:47
-
Pandëshkueshmëria, Soreca: SPAK të vijojë luftën pa trysni politike e pa ndërhyrje
15 Nëntor 2023, 18:55
-
Anuloi mbledhjen e Komisionit të Integrimit, Tabaku: E pafalshme të kishim skena kaosi në sy të ambasadorit Soreca
13 Nëntor 2023, 11:17
-
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku për Report Tv: E anulova pasi Soreca dorëzoi sot raportin e KE-së
10 Nëntor 2023, 19:35
-
Soreca dorëzon Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, ambasadori: Ka vështirësi, por janë të kapërcyeshme! Nikolla: Do analizojmë shqetësimet e KE
10 Nëntor 2023, 11:52
-
Progres raporti i KE, Soreca: SPAK të ndjekë paranë, luftë korrupsionit! Partitë të ulen në dialog! Reforma Zgjedhore të kryhet me konsensus
9 Nëntor 2023, 11:53
-
Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Soreca: Po e vlerësojmë! Qeveria: Askush s'duhet të shqetësohet! Do ratifikohet në parlament
9 Nëntor 2023, 11:31
-
Soreca: Garantoni votën e emigrantëve! Celibashi: Dështon nëse s'ka konsensus! Opozita: Mundësitë janë
19 Tetor 2023, 16:03
-
Soreca: Nevoja e zgjerimit të BE më e madhe se kurrë, Ballkani është pjesë e unionit! Hasani: Të hënën në samitin e procesit të Berlinit rezultate konkrete
13 Tetor 2023, 10:33
-
Forumi i OSBE-së për Zhvillimin e Medias në Tiranë, Soreca: Përmirësim i kushteve të punës për gazetarët
18 Shtator 2023, 17:48
-
Më 18 shtator nis Censi 2023, Rama: Proces me standarde e të dhëna reale! Mesazh-Athinës: Leksione për minoritetet s'na jep askush, jemi model
13 Shtator 2023, 10:19
Po mire e ke ti more vizionar...po me atë kamarierin që fitoi tenderin të unaza çfarë u bë...apo rëndësi ka të heqim nja dy fatkeq asgjeberes nga puna në puke ose kavajë dhe shqipëria opa hapa para...
Përgjigju