TIRANE- Tekstet e reja shkollore do të jenë me alternativa, por ndryshe nga vitet e kaluara do të jenë vetëm 3 tekste dhe jo një numër i pakufizuar. Pas ndryshimit të ligjit për arsimin parauniversitar, Ministria e Arsimit ngriti një komision i cili përzgjodhi librat e rinj për klasën e parë deri në të gjashtë, nëpërmjet një formule ku komisioni nuk e dinte se i kujt autori apo shtëpie botuese ishte libri.
Komisioni vlerësoi me pikë çdo tekst që u dorëzua nga shtëpitë botuese dhe më pas u përcaktuan librat fitues. Duke u bazuar te udhëzimi i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, u publikuan dje tekstet shkollore të cilat do të shpërndahen në shkolla. Do të jenë mësuesit ata të cilët do të përzgjedhin një nga tekstet që do tu shitet më pas nxënësve.
/Shqiptarja.com