Zhgënjimi i parë ka të bëjë me thirrjen haluçinante të Sali Berishës, një ditë më parë, që fliste për rivendosje vizash për Shqipërinë. Natyrisht që është luks t’i kërkosh Berishës fakte apo logjikë në ato që thotë, por për lexuesit duhet thënë se i ashtuquajturi formular i aplikimit onlinë që BE përgatitet të vendosë për gjithë vendet jo komunitare, është thjeshtë një aplikim që kushton 5 euro dhe shërben për pesë vjet dhe nuk ka të bëjë me rivendosje vizash, por me një standard kontrolli paraprak, siç e ka dhe SHBA për vendet që nuk kanë viza me të. Por dhe ky nuk do të aplikohet në vitin 2017.
Sa i përket lajmeve që Berisha citon nga Franca, ku sipas tij po shtohen azilantët shqiptarë, ka dhe lajme të tjera nga Gjermania ku shqiptarët po pranojnë të rikthehen vullnetarisht në Shqipëri, por asnjëra, as tjetra, nuk përbëjnë arsye për vizat. Me logjikën e Berishës tani do shkruanim se Shqipëria u bë parajsë dhe po rikthehen refugjatët nga Gjermania, ashtu sic thotë Berisha që është bërë ferrë e po ikin në Francë. Asgjë nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët do të vazhojnë të lëvizin pa viza, edhe përkundër haluçiancioneve të Berishës.
Zhgënjimi i dytë pritet t’i ndodhë me LSI. Edhe pse Ilir Meta ka bërë kujdes ti mbajë në ajër shpresat e opozitës për një koalicion me të, Prilli i vitit 2017, nuk do të jetë një pranverë politike për PD. Ilir Meta mund të zgjedhë të dalë i vetëm ose të qëndrojë në koalicion me ata që është, jo se i do shumë, apo e ha meraku për ta, por se me Bashën rrezikon të ngelet në opozitë edhe nëse bashkohen të dy. Thjeshtë po ua vonon lajmin, që mos t’i zhgënjejë qysh tani.
Zhgënjimi i tretë dhe i rëndë do të ndodhë më 18 Qershor. PD do të humbasë siç ka humbur në Korçë, në Dibër, në Ersekë dhe ndoshta dhe në Kavajë, përpara zgjedhjeve parlamentare. PD është në gjendjen më të keqe të këtyre 25 viteve të jetës së saj, dhe shumë më e demotivuar dhe se në vitin 1997. Arsyeja është se ajo po mbahet peng si një ndërtesë që duhet të shërbejë si bunker për Sali Berishën dhe familjen e tij dhe jo si një strehë e lirisë për demokratët shqiptarë.
Zhgënjimi i katërt do të jetë reforma në drejtësi. PD shpreson se do ta mbajë atë të bllokuar, përmes proceseve seriale në Gjykatën Kushtetuese kundër saj dhe kështu do të mbajë peng dhe çeljen e negociatave. Asgjë nuk ka për të ndodhur. Me hyrjen në fuqi të ligjit të “Veting”-ut, “heronjtë” e PD në drejtësi do të dorëzohen dhe mund të ketë ngjarje simbolike që do të rrisin shumë besimin e Perëndimit, se ajo po funksionon dhe do të bëhet nënshkrimi zyrtar i çeljes së negociatave.
Zhgënjimi i pestë mendoj se do të jetë Lulzim Basha. Ai edhe pse vizat nuk do të vihen, dhe pse Meta s’do shkojë me të në koalicion, çfarë është dhe strategjia e vetme që Basha ka për fitore, edhe pse zgjedhjet do t’i humbasë thellë, edhe pse negociatat do të çelen, do të ngelet sërisht kryetar i PD. Dhe arsyeja është, jo se i duhet demokratëve, por se i duhet Berishës, për ta pasur atë parti, si truprojë të vetën dhe familjes së tij. E vetmja gjë poziitve është që në fund të vitit Fariu të ribotojë librin “Berisha mes Kasandarve” dhe të shtojë dhe këto pesë parashikime./TemA
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com