Pesë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën janë duke e zbutur qëndrimin, dhe ky është ndryshimi tash për tash”. Kështu ka deklaruar analisti i çështjeve ballkanike Tim Judah, pas konferencës “Rrjeti i Transatlantik”, ku po marrin pjesë 40 përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. 

Judah gjithashtu ka thënë se ka edhe hapa konkret rreth çështjes së integrimit në BE. Në anën tjetër zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi është shprehur se ky takim është një mundësi e mirë që njerëzit të vinë dhe të shikojnë realitetin në Kosovë, edhe pse kjo është një punë e vogël për të bindur shtetet që të na njohin.