Pesë të arrestuar për terrorizëm
Prishtina mbetet pa ujë të pijshëm

Pesë të arrestuar për terrorizëm<br />Prishtina mbetet pa ujë të pijshëm
KOSOVË – Policia ka arrestuar pesë persona si të dyshuar për akte terroriste. Dyshohet se këta persona kanë tentuar të helmojnë ujin e liqenit të Badovçit.

Pas arrestimit të tyre, Ujësjellësi i Prishtinës ka ndaluar menjëherë furnizimin me ujë nga Badovci dhe ka dërguar mostrat tek Instituti Kombëtar i Shëndetit për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me helmim apo jo.

Fillimisht, rreth orës 01:40 pranë liqenit të Badovcit u arrestuan tre persona, të cilët dyshohet se kanë hedhur lëndë kontaminuese në liqen. Atyre iu gjetën maska dhe shenjta identifikuese të ISIS. Pak orë pas arrestimit të tyre, u ndaluan dhe dy persona të tjerë.
 
Milazim Haxhiaj nga Rakoshi i Istogut është njëri nga të arrestuarit e dyshuar për terrorizëm, raporton gazeta “Zëri”. Xhamia e Rakoshit të Istogut u bastis ditë më parë por nuk raportohet të jetë gjetur diçka e dyshimtë, e as nëse kjo bastisje ishte pistë e hetimit që rezultoi me arrestimin e sotëm. 


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës