PES ‘përjashtoi’ Metën, Beqiri: Partia e Lirisë s’është me e majtë, bëri aleancë me ‘non grata’! Saliu: Vendimi u mor se ka lobuar PS

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri ka komentuar në Report Tv vendimin e Partisë Socialiste Europiane që përjashtuan Ilir Metën nga Kongresi që do të mbahej në datat 14 dhe 14 tetor. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati tha se ky vendim i PES vjen pas themelimit të partisë së re, Partia e Lirisë. Sipas tij, me programin që paraqiti Meta tregoi që nuk është më i majtë, si edhe u bashkua me Berishën.

Beqiri u shpreh se duke qenë se zgjodhi aleancën me një non grata dhe u largua nga vlerat e së majtës, Meta u përjashtua nga PES.  

“Sepse LSI, ka qenë në vëzhgim jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të partive socialiste europiane që i bëjnë skaner çdo lloj partie që kanë. E njohin partitë tona siç njohën edhe veten e tyre. Për rrjedhojë ata tek LSI kanë parë që kur ishte në qeverisje me Berishën, 2009-2013, por edhe 2005-2009, që ishin bashkë dhe në 2017 me PS,  evidentoi veten në spektrin politik shqiptar si një SHPK që donte të vilte 20% e pushtetit. Për rrjedhojë për dyja llojet e qeverisjes, e korruptuar e Berishës edhe Ramës i njollosi aq rëndë me korrupsion. Për rrjedhojë, e di PES që kush është ajo skaneri ja kanë bërë. Tashmë gjatë kohës që ishte president mënyra sesi e përfaqësoi kryetarin  e shtetit dhe nga cila forcë politike erdhi, harroi që ishte president, këto janë gjëra që evidentohen. Me ato që i dolën, që një parlament e shkarkoi. Për rrjedhojë. Nuk është në Lëvizje Socialiste për integrim, por konglomeratë që në çdo lloj pushtet do të ngjitet si vetmja për të marrë diçka. Meqë iu pre rruga nga PS, që iu tha më kurrë koalicion, u detyrua të ndryshojë emrin, që të fshijë vep e vet, në këtë PL nga mënyra sesi e formuloi nga këndvështrimi që i dha, platforma, edhe fashiste edhe balliste. Nuk ka lidhje më e PES. Duke mos qenë e tillë ata i thonte shko tek ajo që zgjidhe, ai zgjodhi non gratën. Rri me ato i thonë ata. Nuk kishte zgjedhje tjetër.

Për gazetarin, Gëzim Saliu, vendimi për përjashtimin e Metës nga PES është marrë për shkak të lobimit të PS. Sipas tij, kjo është një mënyrë që ka zgjedh Partia Socialiste për të dobësuar Ilir Metën.

“S’ka pse anëtarësohet tek partitë popullore europiane është pjesë e lobimit të PS. Ka menduar të lobojë që ta nxjerrë nga PES për ti dhënë një goditje në Europë”, tha Saliu.

Report Tv raportoi ekskluzivisht se Partitë Socialiste Evropiane i mbyllën derën Ilir Metës, dikur kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot në krye të Partisë së Lirisë, në aleancë me Berishën e shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Report Tv publikoi një e-mail që Partitë Socialiste Evropiane i kishin dërguar Ilir Metës për ta njoftuar se nuk e dëshirojnë të jetë mes të ftuarve të tyre në kongresin e ardhshëm.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi