Një gjest shumë kurajoz, por edhe dashurie për skuadrën e zemrës. Pesë gra iraniane, tifoze të Persepolis, janë veshur si burra dhe janë maskuar me mjekër dhe paruke për të hyrë në stadiumin “Azadi” në Teheran, kryeqyteti i vendit, për të parë nga afër skuadrën e zemrës.

Ndeshja ishte vendimtare dhe Persepolis, pas fitores, është shpallur kampion i vendit. 

Grave në Iran, pas revolucionit islamik të 1979-ës, u ndalohet hyrja në stadium, në mënyrë që të evitohet krijimi i atmosferës ndryshe. 

Prej vitesh gratë në Iran luftojnë kundër diskriminimit, por tri javë më parë 35 femra u arrestuan, sepse kishin hyrë në të njëjtin stadium. 

Këtë herë strategjia funksionoi, por nëse ato identifikohen, atëherë arrestohen.