Federata Shqiptare e Peshëngritjes përjashtohet nga të gjitha aktivitet ndërkombëtare për shkak të borxhit 25 mijë dollarësh që nuk ka shlyer.
Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e FSHP, por për këtë situatë të krijuar ata fajësojnë paraardhësit e tyre për shkak se nuk kanë shlyer borxhin, i cili lindi për shkak të rasteve me doping të sportistëve shqiptarë.
Megjithatë, burime pranë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes shprehen se paratë janë gjetur dhe do të paguhen shumë shpejt në mënyrë që Shqipëria të mos rrezikojën pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare.
Ekipi Kombëtar i Peshëngritjes po stërvitet për të marrë pjesë në Kampionatin Europian i cili do të zhvillohet në Tel Aviv, Izrael nga 4 deri me 12 prill, por gjithmonë nëse shlyhet borxhi.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com