Pesha: Investimet në miniera e naftë
mijëra vende të reja pune

Pesha: Investimet në miniera e naftë<br />mijëra vende të reja pune
TIRANË - Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore mori pjesë në edicionin e tretë të ekspo-konferencës mbi burimet natyrore të Shqipërisë “Shqipëria një destinacion me investime” i cila hapi siparin ditën e sotme.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Pesha, ndër të tjera deklaroi se “vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe sektorit të hidrokarbureve ku priten rezultate pozitive nga kërkimet për naftë në disa zona të vendit”.

“Deri më tani, nënvizoi z.Pesha, kompania lider në kërkimin dhe përpunimin e naftës SHELL, ka nisur kërkimet në tre zona që cilësohen jonaftëmbajtëse, në Lezhë, Elbasan dhe në Berat, dhe në muajin maj presim rezultate pozitive. E përkthyer në shifra është një investim 50 milionë euro dhe mijëra vende pune”.
Ndërsa përsa i përket vëmendjes që po i kushtohen investimeve në fushën e hidroenergjitikës, z.Pesha theksoi së është një ndër fushat që krijon në mënyrë të vazhdueshme vende të reja pune. Sipas tij, në fushën e hidroenergjitikës prodhohet mesatarisht 5 vende pune për çdo mega të instaluar gjatë ndërtimit dhe mbi 50 vende për çdo HEC të përfunduar.

Panairi dy-ditor organizohet në bashkëpunim me FIAA (Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri) dhe qëllimi i tij është njohja me zhvillimet më të reja tekniko-ekonomike, legjislative, arritjet më të mira në këto fusha dhe projektet kryesore për të ardhmen.
Shqipëria është një vend me pasuri të shumta natyrore të cilat nuk janë në nivelin optimal të shfrytëzimit të tyre. Orientimi i investimeve në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si energjia, mineralet, ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, si dhe infrastruktura mbështetëse kanë qenë dhe mbeten prioritet i politikave qeveritare.
AKBN është Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore e cila promovon, shqyrton dhe monitoron të gjitha projektet dhe investimet në shfrytëzimin e burimeve natyrore të Shqipërisë.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës