Peshëngritja kuqezi shkëlqen në Ballkan, Shqipëria merr 11 medalje

Peshëngritja kuqezi shkëlqen në Ballkan, Shqipëria merr 11 medalje

Foto ilustruese

Shqipëria e shtangës duket se e ka të ardhmen të sigurt. Kombëtarja kuqezi e të rinjve ia ka dalë që të sigurojë 11 medalje në kampionatin "Open Bosnia Cup" që u zhvillua në Saravejë nga 11-13 nëntor.

Të rinjtë shqiptarë të peshëngritjes siguruan 11 medalje, 3 ari, 4 argjendi dhe 4 bronzi. Veç tyre, Shqiperia me Enkileda Carja siguroi edhe çmimin për Sportisten më të mirë si edhe Kupën e turneut. Pas performancës së mirë në kampionatin e të rinjve në Durrës, peshëngritja shqiptare tregon tjetër nivel edhe në Ballkan.

Në turneun e Bosnjës dhe Hercegovinës spikati peshëngritësja Enkileda Carja në peshën 59 kilogramë. Edhe pse me peshë më të vogël se kundërshtaret, Carja ngriti 75 kilogramë në shkëputje dhe 90 kilogramë në shtytje për medaljen e artë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja