Medalje të brozntë për Shqipërinë siguroi edhe peshëngritësja Enkileda Carja në kategorinë 69 kilogramë. 18-vjeçarja u rendit e treta në stilin e shkëputjes me 100 kilogramë në provën e dytë, ndërsa në stilin e shtytjes e mbylli në vendin e 7-të me 116 kilogramë në provën e parë. Medalja e Enkileda Carjes ishte e 7-ta për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Taranto të Italisë.


Lajmi kryesor:

Briken Calja shkëlqen në Lojërat Mesdhetare, i artë dhe rekorde në Itali! Medalje bronzi edhe për peshënritësen Enkileda Carja