PESHKOPI - Konflikti për një pronë ka bërë që dy vëllezërit, Ardian dhe Shpëtim Kacianja të plagosen nga një 25-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Peshkopisë, në vendin e quajtur “kryeqëzimi i Veliajt”.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, pas ngjarjes kanë vënë në pranga të dyshuarin për këtë ngjarje, Çerçiz Bana, 25 vjeç.

Nga të dhënat prej vendit të ngjarjes, ngjarja ka ndodhur në orën 07.00 të mëngjesit, kur i dyshuari është përplasur me Ardian dhe Shpëtim Kacianja dhe më pas janë zënë me njëri-tjetrin.

Gjatë sherrit, 25-vjeçari Bana ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit Kacianja duke u lënë disa plagë në trup. Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peshkopisë ku ndodhen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)