Peshkopi/ Vëllezërit sherr me dy policë jashtë shërbimit, konfliktohen dhe me efektivët e patrullës që erdhën për t'i ndarë

Peshkopi/ Vëllezërit sherr me dy policë jashtë shërbimit, konfliktohen dhe me efektivët e patrullës që erdhën për t'i ndarë

Foto ilustruese

Dy persona u arrestuan në Peshkopi pasi për motive të dobëta u konfliktuan me 2 persona të tjerë, efektivë policie të cilët ishin jashtë orarit të shërbimit.

Vëllezërit Robert Tota 22 vjeç dhe Klodjan Tota u kanë shkaktuar dëme të lehta trupore. Nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti.

Ndërkohë një patrullë tjetër policie ndërhyri për të bërë arrestimin e vëllezërve, por këta të fundit i kanë kundërshtuar.

Gjithashtu edhe gjatë shoqërimit të tyre në komisariat, dy vëllezërit kanë kundërshtuar efektivët e policisë.

"Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale" - njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 16/01/2021 11:25

    Ore jan bo cfar gjoje kto policët e rinj. Kanë sherre personale dhe vrasin si pa të keq te dera shpis (Klodianin), këta dy tjerët jasht shërbimit bojn si të fort dhe kur i bie bytha n'usta (dy vllezërit) i kërkojn ndihmë dy derrave në shërbim për ti arrestu. Polici duhet të jetë në shërbim të qytetarit, ta ndihmojë qytetarin jo të bëj të fortin se pastaj prishet ajo ndjenja bashkëpunimit polici-komunitet që ndihmon në mbarvajtjen e gjonave. Po kshu esht kur hyn në punë me miq e politikë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS