PESHKOPI – Shkolla e mesme profesionale në Peshkopi ka rënë pre e një grabitjeje.

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur 3 servera në vlerën 2 milionë lekë në kabinetin e Informatikës.

Autorët e grabitjes kanë hyrë në laboratorin e informatikës, i cili ndodhet në katin e katërt të shkollës, duke thyer me levë bravën e derës.