Peshkopi, vret me armë gjahu
kunatën, më pas qëllon veten

Peshkopi, vret me armë gjahu<br />kunatën, më pas qëllon veten
DIBER - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Palama të Dibrës, ku një 25-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe veten, me të njëjtën armë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi një ditë më parë kunata e ka akuzuar 25-vjeçarin për ngacmim.
 
 Krimi brenda familjes trondit sërish. Kunati vret me armë gjahu kunatën në sy të fëmijës së mitur e më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e familjes Ndreu të fshatit Palama të komunës Sllov, 25 km larg Peshkopisë. Sipas policisë, autori Lirim Ndreu, 28 vjeç vrau 35-vjeçaren Valbona Ndreun, e cila ishte dhe nusja e vëllait të tij. Skena e krimi ndodhi në dhomën e gjumit, ku Valbona po flinte me djalin 4 vjeç.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se para se të ndodhte krimi kishte ndodhur një konflikt mes viktimës dhe autorit, të cilët jetonin në një banesë dy katëshe. Një ditë më parë, Valbona i kishte rrëfyer kunatës, gruas së Lirimit se ky i fundit e ngacmonte. Kjo bisedë i ka rënë në vesh Lirimit, i cili dy net më parë ka zbritur nga kati i dytë në katin e parë dhe kanë bërë sherr. Disa orë më pas, në orët e para të mëngjesit 28-vjeçari me armë në dorë, çifte, ka zbritur sërish poshtë, ka shkelmuar derën dhe ka qëlluar në drejtim të Valbonës, e cila po flinte me djalin. “Në dhomë dallohen gjurmët me gjak të këmbëve të vogëlushes, që e tronditur ka dalë nga dhoma pas krimit”, tregojnë dëshmitarët. Pasi ka dalë nga dhoma, disa minuta më pas, 28 vjeçari i ka dhënë fund edhe jetës së vet. Bashkëshorti i Valbonës nuk ndodhej në shtëpi.

Ai ndodhej në Tiranë pasi po tentonte të largohej jashtë vendit për të punuar në emigracion. Menjëherë pas këtij krimi të makabër, fqinjët e familjes kanë njoftuar policinë dhe uniformat blu janë nisur për në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dy viktimat dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë. Nga ana e policisë mësohet se në banesën ku ndodhi krimi ka qenë e pranishme edhe nëna e 28-vjeçarit, e cila nuk ka mundur të tregojë shumë detaje për grupin hetimor, ndërkohë që procesi i marrjes në pyetje të familjarëve është lënë të kryhet pas kryerjes së ceremonisë mortore.

Sipas policisë 28 vjeçari Lirim Ndreu ishte person i skeduar 2-3 herë për akuzën e vjedhjes ndërsa ishte martuar tre here dhe 2 herë ishte ndarë. Me martesën e fundit ai kishte dhe një fëmijë të vogël. Ndërkaq, nga ekspertët, në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet procedurale, ku ka rezultuar se 35-vjeçarja është goditur me fishek çifteje në kokë. Ndërsa për fëmijët e viktimës, të cilët kanë përjetuar traumë, policia dhe spitali i Dibrës kanë ofruar asistencë me psikologë, sidomos për djalin e mitur, i cila ka parë të gjithë skenën e krimit.

Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë