Peshkopja i kërkon mëshirë Trumpit për fëmijët homoseksualë! Presidenti: Ajo dhe kisha e saj duhet të kërkojnë falje

Peshkopja i kërkon mëshirë Trumpit për fëmijët homoseksualë! Presidenti: Ajo dhe kisha e saj duhet të kërkojnë falje

Donald Trump dhe peshkopja Mariann Edgar Budde

Peshkopja Mariann Edgar Budde i bëri një lutje të drejtpërdrejtë presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një ceremonia ndërfetare në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, duke i kërkuar që të kishte mëshirë për njerëzit në SHBA që kanë frikë, kryesisht emigrantët dhe pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.

Budde është peshkope e Dioqezës Episkopale të Uashingtonit, pjesë e Kishës Episkopale të Shteteve të Bashkuara, sipas mediave të huaja

“Në emër të zotit tonë ju kërkoj që të kini mëshirë për njerëzit në vendin tonë që tani janë të frikësuar. Ka fëmijë homoseksualë, lesbike dhe transgjinorë mes familjeve demokrate, republikane dhe të pavarura. Disa kanë frikë për jetën e tyre. Dhe njerëzit, njerëzit që korrin të mbjellat tona. Dhe pastrojnë zyrat tona ose që punojnë në pulari dhe fabrikat e përpunimit të mishit, që pastrojnë pjatat pasi ne hamë në restorante dhe punojnë në turnet e natës në spitale. Ata mund të mos jenë shtetas ose të kenë dokumentet e duhura. Por shumica e emigrantëve nuk janë kriminelë. Ata paguajnë taksat dhe janë fqinj të mirë. Janë anëtarë besnikë të kishave dhe xhamive tona, sinagogave, tempujve. Ju kërkoj të kini mëshirë, zoti president, për ato komunitete fëmijët e të cilëve kanë frikë se prindërit e tyre do të largohen dhe që të ndihmoni ata të cilët po largohen nga zonat e luftës dhe përndjekja në tokën e tyre. Të gjejnë dhembshuri dhe të jenë të mirëpritur këtu”, tha ajo. 

I pyetur më vonë se ç’mendim kishte për fjalën e saj, Trump publikoi një mesazh në rrjetin social Truth, ku pretendonte që peshkopja t’i kërkonte falje.

“E ashtuquajtura peshkope, e cila foli në shërbesën e Lutjes Kombëtare të martën në mëngjes, ishte një radikale e majtë dhe urrente Trump-in. Ajo e futi kishën në botën e politikës në një mënyrë aspak të hijshme.

Nuk përmendi numrin e madh të emigrantëve të paligjshëm që futen në vendin tonë dhe vrasin njerëz. Përtej deklaratës së papërshtatshme, shërbesa ishte e mërzitshme dhe jo frymëzuese. Ajo nuk e bën shumë mirë punën e saj! Ajo dhe kisha e saj të na kërkojnë publikisht falje”, tha ai. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë

Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë