Quhet Pacific Barreley dhe është një peshk i çuditshëm me kokë trasparente. Emri i këtij peshku është marrë nga forma e syve të tij të mëdhenj, që janë dy lente jeshile.

Emri shkencor i tij, është Macropinna microstoma dhe e ka kokën e tij tërësisht trasparente. Kjo krijesë e veçantë jeton në Oqeanin Paqësor dhe mund të shihet nga 16 deri në 1015 metra thellësi Mund të duket një peshk shumë i çuditshëm, por qëllimi i kësaj karakteristike të veçantë është shumë i qartë, të shohë sa më mirë dhe të mbijetojë më shumë në ujrat e errëta në të cilat jeton.

Sytë e tij, janë shumë të ndjeshëm dhe arrijnë të shohin çfarëdolloj fluksi drite të mundshme.

Ndryshe nga disa peshq të tjerë, sytë e tij ndodhen në pjesën e sipërme të kokës dhe shohin në të njëjtin drejtim, duke bërë të mundur që të kenë një pamje të magjishme.

Kështu Barreleye, është në gjendje të dallojë ato që peshqit e tjerë nuk janë në gjendje ti shohin Teknika e kërkimit të ushqimit është shumë e mirë, aq sa është në gjendje edhe të rrëmbejë ushqimin që mund të kenë peshqit e tjerë.

Ky lloj i çuditshëm peshqish është zbuluar në thellësitë oqeanike në vitin 1939, por nuk ishte identifikuar kurrë kaq qartë, deri në vitin 2004 kur në brigjet e Kalifornisë është fotografuar për herë të parë nga Instituti nënujor Monterey Bay.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)